Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihaj: Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe

Shko poshtë

Salihaj: Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe Empty Salihaj: Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 26, 2012 11:51 am

Salihaj: Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe


Salihaj: Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe Ball_img_0037

LDK-ja në Ferizaj përmbyll fushatën parazgjedhore
(I plotësuar) - Në praninë e kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, nënkryetares, Teuta Sahatqiu, sekretarit të LDK-së, z Ismet Beqiri, deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, udhëheqësve të LDD-së Dega në Ferizaj, u mbajt tubimi përmbyllës i balotazhit për kryetar të Ferizajt. Adem Salihaj, duke iu drejtuar të pranishmëve tha; ”Ky muaj prej raundit të parë e deri më tani na shërbeu për komunikim masiv me elektoratin e komunës së Ferizajt duke biseduar me ta që të marrin pjesë në zgjedhje sa më masovishtë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar dhe vota e tyre të sjell ndryshime. Këto ndryshime të jenë për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjëshme me qytetarin në vendimarrje”, z.Salihaj duke folur për koalicionet me partitë të cilat nuk kanë hyrë në balotazh shtoi” Pavarësisht se nuk kemi koalicion formal me partitë politike përpos LDD-së, kemi një koalicion faktik me elektoratin e Ferizajt. Bashkëpunimi i mirë i ynë është edhe me elektoratin e partive të tjera politike që me 27 maj të marrim një vendim për alternativën më të mire për qeverisjen e Ferizajt , alternativën e LDK-së, alternativën e frymës demokratike të presidentit Rugova. Qytetarët e Ferizajt kanë dy zgjedhje. Të zgjedhin LDK-në dhe projektete mirëfillta, për qeverisje demokratike pa korrupsion, pa hajni dhe krim të organizuar, për më shumë ujë e dritë, rrugë të mira dhe hapsira të gjelbëruara, qerdhe, institucione arsimore dhe shëndetësorë. Mundësia e dytë e tyre është të zgjedhin një qeverisje me krim e hajni, korupson dhe me të gjitha të këqijat që e kanë përcjellë këtë qeverisje të PDK-së. shtoi kandidati për kryetar të Ferizajt ,z. Adem Salihaj. Ai në fund të fjalës së tij ftoi të gjithë qytetarët që dë dielën të dalin në zgjedhje, të votojnë për atë për të cilin ata konsiderojnë më të mirin, natyrisht se ne ofrojmë alternative më të mira qeverisëse , ofrojmë projekte zhvillimore në fushat e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore dhe fushate të tjera të jetës tha z. Salihaj.
z.Isa Mustafa, kryetar i LDK-së gjatë fjalës së tij në Ferizaj tha se fushatën në Ferizaj e karakterizoi një frymë civilizuese dhe në këtë drejtim LDK-ja, ka dhënë një shembull të një fushate shumë të mirë .Qëllimi ynë është të bëjmë ndryshime në Ferizaj ,që ai të qeveriset mirë në të ardhmen,që kjo qëverisje e mirë të jetë në të mirë të qytetarëve pa varësishtë partive që ata iu përkasin.Ndryshimet nuk bëhen ndryshe por vetëm te kutitë e votimit tha z. Mustafa . Ne nuk i bëjmë ndryshimet në rrugë, me fjalime, me protesta por do t’i bëjmë në kutitë e votimit. Jemi parti shtetformuese, institucionale, parti e Ibrahim Rugovës e cila ka dhënë shembuj se në mënyrën më demokratike i zhvillon proqeset . Ne ftojmë qytetarët e Ferizajt të dalin të votojnë por ne nuk u imponojmë kë do të votojnë. Ne themi se jemi më të mirët dhe kandidati ynë për kryetar të Ferizajt është kandidati më i mire, i cili ofron programe më të mira. Ne marrim përgjegjësi para qytetarëve me kandidatin tonë për kryetarë të Ferizajt, z.Adem Salihaj. Këtë përgjegjësi e ndajmë me LDD-në, dega në Ferizaj sepse jemi bashkarishtë në këtë proces. Ne do të japim shembull të një qeverisje të drejtë e cila përmirëson jetën e cdo njeriu. Kryetari Mustafa, ftoi të gjithë ata që e përkrahin LDK-në, kursin e sajë, ata që e përkrahin demokracinë që e ndërtonë LDK –në që të dielën ta shprehin vullnetin e tyre duke votuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Ferizajt z. Adem Salihaj.


Përmbullet fushata

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën parazgjedhore për kryetar të Ferizajt. Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Adem Salihaj ka theksuar se vota e qytetarit është përcaktuese për ta ndalë qeverisjen e keqe, keqmenaxhimin, krimin, hajninë që e ka kapluar Ferizajn dhe krejt Kosovën.

"Sigurisht se mundemi dhe mënyra e vetme është vetëm përmes votës. LDK nuk përdorë asnjë metodë tjetër, vota është fondamenti i demokracisë, fjala e fundit e demokracisë në botë. Nuk është rruga, nuk është përmbysja, nuk është shembja, nuk është rrënimi është vota ajo që ndryshon këtë gjendje. Nëse e bëjnë të kundërtën, bëhemi, si ata dhe nuk duam të jemi si ata, ne jemi më ndryshe", ka thënë Salihaj.

Salihaj ka numëruar projektet që ofrojnë zgjidhje për qytetarët e Ferizajt, rrugë, kanalizime, hapësira të gjelbra, çerdhe të fëmijëve, sheshin e qytetit, një zonë turistike për të pushuar te Bashkimi i Lumenjve dhe projekte të tjera.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në këto momente qytetarët e ndihmojnë LDK-në vetëm duke dalë në zgjedhje dhe ndryshimi mund të ndodhë vetëm përmes këtij procesi.

"Motoja e jonë është të fitojë Ferizaj dhe ne dëshirojmë të ofrojmë alternativën më të mirë për Ferizajn, të LDK-së me kandidatin tonë Adem Salihaj. Dhe për këtë unë kërkoj të dalim në zgjedhje dhe ta përkrahim Ademin", ka thënë Mustafa, për të shtuar se dëshira nuk sjell fitoren, por fitoren e sjell puna dhe përkushtimi dhe LDK-ja do të fitojë nëse i bëjmë shërbim fitores, jo duke ndenjur tek shtëpia, siç ka ndodhë, duke i sjell dëm partisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi