Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Eurovizioni” nën shënjestrën e terroristëve

Shko poshtë

“Eurovizioni” nën shënjestrën e terroristëve Empty “Eurovizioni” nën shënjestrën e terroristëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 30, 2012 8:16 pm

“Eurovizioni” nën shënjestrën e terroristëve


“Eurovizioni” nën shënjestrën e terroristëve Azerbajxhan-30

Dyshimet, 40 persona janë arrestuar në Azerbajxhan
Ministria për Siguri Kombëtare në Azerbajxhan tha se disa komplote terroriste, duke përfshirë edhe njërin në prag të Eurovizionit, janë eleminuar nga shërbimet sekrete të vendit.
Zyrtarët thanë se sulmet ishin planifikuar nga grupi që udhëhiqte Vugar Padarov.
Ky i fundit, muajin e kaluar, është cilësuar nga zyrtarët azerbajxhanas si militant i dyshuar islamik, që ka lidhje edhe me Al Kaidën.
Po sipas burimeve zyrtare, ai është vrarë në një përleshje me operatorët e sigurimit, ndërsa 40 anëtarë të tjerë të grupit të dyshuar terrorist janë arrestuar në një bastisje Azerbajxhan, me akuzën e planifikimit të një sulmi terrorist ndaj festivalit të këngës europiane, “Eurovisionit”, zhvilluar javën e kaluar në Baku.
Autoritetet thonë se grupi i Padarovit ka planifikuar sulme kundër presidentit Ilham Alijev dhe pallatit të Kristaltë në Baku, ku, ditë më parë, u zhvillua Festivali Evropian i Këngës. Ministri shtoi se lajmi u mbajt qëllimisht i fshehtë, në mënyrë që pjesëmarrësit të mos përfshiheshin nga paniku.
Për momentin, të vetmet burime që konfirmojnë komplotin për të hedhur në erë pallatin ku po zhvillohej “Eurovisioni” janë ato zyrtaret.
Të dyshuarit kishin blerë më përpara bileta si spektatorë dhe kishin prenotuar dhoma në hotele me pesë yje në kryeqytetin Baku, në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendje negative ndaj vetes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi