Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sevëme Fetiqi:SOFRA-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë-

Shko poshtë

Sevëme Fetiqi:SOFRA-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë- Empty Sevëme Fetiqi:SOFRA-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë-

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 01, 2012 7:44 pm

Sevëme Fetiqi:SOFRA-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë- 157404_1528638107_2099438767_n

Sevëme Fetiqi:SOFRA
-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë-

Syrin e kanë
çdoherë të njomur
uria loz me (pa) ngopësinë
kur lëng u rrjedh nga gjuha
buzët shije të njelmët djerse
falënderojnë zotërinë
me zemër të thyer
“gjithmonë paç zoti të dhashtë”!

Kur çajnë copë buke të pjekur
në diellin e fëmijërisë
në hirin e kërkimit të shpresës
korebuke tharë e zbusin me lot

Ju lutem mos ua përbuzni sofrën
shtruar mes dhomës
zogjtë të ulur përreth
me shije i mbledhin thërrimet e skamjes
ëndërrojnë për nesër blerës tregu
rriten e vështrojnë me një sy
në germat e abetares
e vrapojnë pas rrezeve


Sevëme Fetiqi:SOFRA-Fëmijëve të rritur para kohe në Kosovë- 599476_4106947161865_151782778_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi