Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin

Shko poshtë

Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin Empty Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 02, 2012 7:50 pm

Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin


Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin Berisha_rama02

Dy krerët e politikës, bisedime për zgjedhjen e kreut të shtetit
Të dielën në 20.30 Sali Berisha dhe Edi Rama do ulen në tryezë në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Lajmi u konfirmua për abc neës nga burime pranë kryesisë së Partisë Demokratike. Takimi Rama-Berisha është përfolur si i mundshëm që në momentin kur raundi i parë i zgjedhjes së presidentit u konsumua pa votim. Kryeministri Berisha deklaroi se është i gatshëm të ulet me Ramën, por duke mos pranuar kushte dhe pazare në tavolinë, në kërkim të një procesi që do të sjellë rezultat. Takimi mes dy krerëve të politikës vjen pas dy takimeve mes negopciatorëve demokratë dhe socialsitë, të kryesuar nga drejtuesit e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruci. Në këto takim, socialistët u ulën në tryezë me kushtin ëpr përmbylljen paraprake të reformave dhe kufizimin e imunitetit, ndërsa kanmdidatin konsensual të mazhorancës Zaganjorin e cilësuan si të njëanshëm, qëndrim që u shfaq dhe një ditë më parë pas takimit që zoti Zaganjori pati me kryesocialistin Rama. Votimi i dytë për presidentin është të hënën, priten rezultate e takimit për Berisha-Rama për të parë nëse në këtë votim do të shkohet zyrtarisht me një kandidat apo jo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi