Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Shko poshtë

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Empty Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 14, 2012 5:01 pm

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave



(I plotësuar) - Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së Sesilia Molmstrom. Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.

Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Sesilia Molmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.

Udhërrëfyesi për Kosoëvn përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Malmstrom-udherrefyesi5Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Delegacioni_i_Kosoves_


Ministerja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.

Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.

* * * * *

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Malmstrom-udherrefyesi1

Delegacionit të Kosovës sot në Bruksel, i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave në një takimi me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström.

Pjesë e këtij delegacioni janë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, Kryetarët e Komunave, Ali Berisha – Pejë, Haki Rugova – Istog, Bojan Stojanoviq – Graçanicë dhe Qemajl Mustafa - Gjilan.

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Malmstrom-udherrefyesi2

Komisionerja Malmström dhe zyrtarë tjerë nga drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe drejtorati i përgjithsëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me Ministren Çitaku dhe delegacionin në orën 11:00 në Komision Evropian. Në këtë takim Komisionerja Malmström do të bëjë dorëzimin e dokumentit të udhërrëfyesit dhe do të diskutoj rreth përmbajtjes së tij.

Në orën 11:45 në Komision Evropian në Bruksel mbahet edhe një konferencë për shtyp ku merr pjesë Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku së bashku me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström.

Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit.

Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tri vitesh Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në

Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave.


Kurse, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, ka deklaruar se janë 101 kritere që Kosova duhet të përmbushë. Vendet e rajonit kanë pasur obligim që të përmbushin vetëm 47 kritere.

Mirëpo, Rexhepi ka theksuar se nuk ka hapësirë për dekurajim, sepse të gjitha këto kritere ndihmojnë procesin e integrimit evropian.

Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Malmstrom-udherrefyesi3



Kosova pranoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave Malmstrom-udherrefyesi4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi