Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suksesi i gruas shqiptare ne Amerike, Lisa Mrijaj nje grua shqiptaro-amerikane ka mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit Nju Jork

Shko poshtë

Suksesi i gruas shqiptare ne Amerike, Lisa Mrijaj nje grua shqiptaro-amerikane ka mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit Nju Jork Empty Suksesi i gruas shqiptare ne Amerike, Lisa Mrijaj nje grua shqiptaro-amerikane ka mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit Nju Jork

Mesazh nga Lek Fri Jun 15, 2012 8:53 pm


Marrë nga Memedheu

Nga Beqir Sina

Suksesi i gruas shqiptare ne Amerike, Lisa Mrijaj nje grua shqiptaro-amerikane ka mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit Nju Jork

City of Yonkers – New York : /
Kur fitoi mandatin e pare, Majori i qytetit Yonkers(NY) Philip Amicone, leshoi nje deklerat zyrtare shperndare, 8 gusht 2005, per medien amerikane dhe shqiptare ne Nju Jork, nga zyra e Bashkise se qytetit Yonkers ne Nju Jork, ku njoftonte se ai emeroi shefen e re te stafit te tij. Aty mesuam se ajo ishte Lisa Mirjaj nje emigrante nga Shqiperia, bije e nje familje Mirditore, ku nje pjese e familjes kaloi vujatjen me te rende, nen sundimin e rregjimit diktatorial te Enver Hoxhes. E ndersa ajo dhe bashkeshorti i saj Tome Mirjaj, me gjithe familje ne SHBA-se, kishn arrtiur sukseses te lakmueshme. Sipas deklerates, se Amicones shkruhej se ai kishte emruar zonjen Lisa Mrijaj Рsi shefe e re e Stafit te tij (Chief of Staff). Mirpo, prej atehere kane kaluar tre vjet dhe zonja Mrijaj e ka drejtuar me plote sukses kete institucion, e ky̤ur ne kabinetin e majorit Amocone, si Asistente Speciale e tani, eshte e koncentruar ne manexhemin e zhvillimit ekonomik dhe ne departamentin e mbikqyrjes se ̤eshtjeve., dhe ate te sistemit shkollor, policise dhe zjarrfikesve. Dhe keshtu ri-zgjidhet perseri per nje mandat te dyte shefe e stafit te Bashkise se Ynonkersit, nje mini bashki kjo e qytetit te 12 milione banoreve.



(Ne foto: Klajd Kapinova, Tome Mrijaj, Lisa Mrijaj, Beqir Sina )
Ne keto rrethana, ajo eshte pergjegjese edhe per mbarvajtjen e bizneseve dhe interesave te qytetit Yonkers. Gjithashtu, edhe te gjitha bizneseve te tjera qe egzistojn ne Yonkers, per te rritur atyre kapacitetet deri ne arritjen e shkalleve me te larta produktive ne komunitet Si puntore qeveritare, ajo ka filluar te punoje prej vitit 1998 ne zyren e Zhvillimit Ekonomik dhe ate te Zhvillimit te Biznesit. Ne kete funkcion, dhe fale aftesive te saja, ajo ka qene pergjegjese me punen e bizneseve

Majori i Yonkersit z. Amicone, gjate emrimit te saj eshte shprehur se : ” Jame shume i gezuar te deklaroj kete emrim. Zonja Mrijaj, tha ai ne kontiunitet ka demostruar dedikimin e saj ne qytetin tone, duke punuar shume mire se bashku me qytetaret ajo ka pase sukses ngadhenjyes ne te gjitha nivelet e kualitetetet e biznesit ne komunitet. Dedikimi i saj ka treguar vazhdimisht kualitet te larte ne sherbim te qytetarve. Ajo ka qene e dedikuar profesionalisht dhe une jam i kenaqur qe ajo tani do te sherbeje ne nivelin me te lart zyrtar te qytetit tone Yonkers.

Zonja Mrijaj e ka filluar punen ne qytetin e Yonkers para 20 vjeteve me nje eksperience ne biznesin e qytetarve. Ajo ka sherbyer ne disa detyra menaxhimi, si: ne sektorin privat me te moshuarit, dhe ne zyrat qeveritare “Federal Government to Fortune 500 Companies”. Ajo filloi te punoje ne qytetin e Yonkers me kompanine e sigurimeve shendetesore “Empire Blue Cross Blue Shield” ku per 12 vjet ajo dhe stafi i kesaj kompanie aktivizoj projektin e quajtur “Project Management Positions” e drejtuar direkt nga ata ne imlementimin dhe venjen ne jete te ketij programi.

Me te gjitha kompetencat si shefe e kabinitetit te bashkise zonja Mrijaj do te jete pergjegjese duke komunikur drejte edhe me Keshillin e qytetit, agjensite dhe depratamentet e qytetit, si dhe te gjitha Zyrat Federale ne te gjitha nivelet ne Yonkers. Lisa ka demostruar nje stabilitet dhe vendosmeri te shkelqyer per manaxhimin, dhe une jame me se i kenaqur, qe jam duke deklaruar emrimine saj si shefe e kabinetit (Chief of Staff) u shpreh Kryebashkejaku (Mayor) i qytetit Yonkers ne Nju Jork – Philip A. Amicone.

Philip A. Amicone, eshte majori ( ne shqip njihet si Kryetari i Bashkise) i 41- i Yonkers – Nju Jork. Majori eshte nje personalitet i lart autoratitive ne Amerike, qe zgjidhet me voten e popullit. Ai e mori kete detyre me 1-janar 2004, mbasi sherbeu per disa vite si z’vendes i majorit te mepareshem. .Nen kujdestarin e tij qyteti i Yonkersit me ekseprienc mori nje rritje te fort ekonomike pothuajse nga me te medhate ne vend. Ishte zvendesmajori ai qe u perfshi ne te gjitha fazat e rizhvillimit duke shenuar arritje ne te gjitha standartet edhe mbi ato egzistuese krahasuar edhe me qytete shume me te medha ne Nju jork, e jashte tij. Ai i eshte pergjigjur çdo pune ne sejcilin departament.


(Ne foto: Lisa Mrijaj me bashkeshortin, shkrimtarin Tome Mrijaj)

Kryetari i Bashkise se Yonkersit Amicone, eshte i diplomuar si Inxhinier Profesional. Ai eshte i diplomuar ne graden me te larte ne ndertimtari “Bachelor of Civil Engineering ” nga kolegji”Manhattan College ” dhe universiteti “Nee York University” me graden Masters of Civil Engineering . Me 1970- martohet me zonjushen Kay Terry Amicone. Ata jane shume te lumtur qe kane tre femije te mrekullueshem dhe te shkolluar ne nivelin me te lart universitare : Joseph, Brendan dhe Matthee. Ai dhe bashkeshortja e tij Kay kane qene te gezuar shume qe u bene babagjyshe me nipen e tyre te pare Julia Kaylin Amicone.

Ne bashkine e Yonkersit ne Nju Jork, ku jetojne edhe nje numer fort i bukur emigratesh shqiptare, u takuam me dy zyrtaret me te larte te kesaj bashkie dhe zhvilluam nje bisede, vitin e kaluar.

Ku jane me shume te perqendruar shqiptaret ne bashkine tuaj ?
Philip Amicone – Ata jetojne shume afer njeri tjetrit. Dallohen ne shit-blerjen e shtepive dhe te tokave. Por, zhvillojne shume edhe bisnesin e vogel e te mesem. Sidomos, piceria dhe restotrantet i terheqin te bejne biznes. Punojne edhe ne ndertimtari e rregullimin e çative. Ata dine t’i inevstojne parat dhe se ku t’i investojne. Jane shume puntore dhe njerez pa probleme. Nuk kemi asnje raste ne bashki qe te kemi problem me ndonje familje shqiptare. Bizensemen te sukseseshem ne bashkine tone jane familja Balaj, Gjonaj, Bajrakatari, Gjonbalaj, Camaj, Rugova e tjera…

Si punon bashkia juaj te integroje gjithnje e me shume komunitetin shqiptar ne kete bashki ?

Philip Amicone – Komuniteti shqiptar eshte shume aktiv . Shqiptaret, organizojne takime festive dhe marrin pjese pothuajse intesivisht ne jeten komunitare. Ne çdo fushat elektorale votuesit shqiptar pavaresisht se çfare orientimi politik kane dalen ne votime. Vota e shqiptareve jane te rendesishme ne kete bashki. Por, ky komunitet duhet te jet edhe me i angazhuar ne jeten politike e sociale. Ne si bashki i kemi nderuar shqiptaret ne festivale e festen e flamurit dhe te pavaresise se Shqiperise me nje Proklamat. Kemi pothuajse ne çdo dikaster nenpunes shqiptar si mesimdhenes dhe ne zyra te tjera. Vetem ne sektroin e aresimit mund te kemi me dhjetra mesues e mesuese shqiptare. Ne i bejme thirrje bashkesise shqiptare ne kete bashki qe ata te na paraqesen ndonje projekt komunitar dhe ne do ‘ta shikojme me vemendje se çfare mund te bejeme ne te ardhmen.

Nje pyetje qe per mua edhe ju befason. A njehni Shqiperine dhe Kosoven dhe si ?

Philip Amicone - Oh ! Me ardhjen e Lises ne detyren e shefes se kuadrit te adminstrates, por edhe me pare, jame njohur me shume rreth Kosoves, dhe Shqiperise. E njoh tani dhe e njoh shume mire…!

Disa familje shqiptare kane shume veshtersi ne paisjen me dokumentacionin – emigracioni ua veshtireson shume marrjen statusit. A ka ndonje mundesi brenda ligjistacionit t’u vini ne ndihme ketyre familjeve ?

Philip Amicone - Pyetje e bukur. Kjo pyetje me behet shpesh ne takimet me komuntetet ne bashki. Ashtu si ndonje familje shqiptare, kemi edhe shume familje te tjera nga Amerika Jugut, Europa Lindore dhe Azia e Afrika. Te gjitheve, njesoje ne u ofrojme bazen ligjore dhe ndihma te tjera te cilat, i favorizojne ata te integrohen sa me shume ne jeten e ketueshme. Zyrat e bashkise jane te hapura ne çdo moment per hallet e problemet e tyre. Ne kete drejtim jemi te inetersuar qe atyre t’u sigurojme ndonje mundesi per aprovimin e dokumentacionit me ane te kongresmenve te zones ku jetojne. Kete problem ne e shohim si shume serioze. Sespe ka edhe nga ata qe kane marre edhe deportimin – largimin nga SHBA-s.

A keni ndonje fjale per te thene per Lisen?

Philip Amicone – (qesh) Jo ndonje por kame shume…..!?! Zonja Mrijaj, po, – ka demonstruar perkushtimin e saj ne qytetin tone, duke punuar shume mire se bashku me qytetaret”. E vleresoi ate edhe arritjet e medha te deritanishme te zonjes Mrijaj ne punet qe i jane ngarkuar nga institucione te ndryshme amerikane. “Ajo ka pasur sukses ngadhenjyes ne te gjitha nivelet dhe llojet e biznesit ne komunitet. Perkushtimi i saj ka treguar vazhdimisht cilesi te larte ne sherbim te qytetareve. Ajo ka qene e angazhuar profesionalisht dhe une jam i kenaqur qe ajo tani do te sherbeje ne nivelin me te larte zyrtar te qytetit tone Jonkers”, -.Zonja Mrijaj e ka filluar punen ne qytetin e Yonkers para 20 vjeteve, me nje eksperience te madhe ne biznesin e qytetareve.

Ajo ka sherbyer ne disa detyra menaxhimi, si ne sektorin privat me te moshuarit dhe ne zyrat qeveritare “Federal Government to Fortune 500 Companies”. Ajo filloi te punoje ne qytetin e New Yorkut me kompanine e sigurimeve shendetesore “Empire Blue Cross Blue Shield”, ku per 12 vjet ajo dhe stafi i kesaj kompanie aktivizoi projektin e quajtur “Project Management Positions”, i drejtuar direkt nga ata ne zbatimin dhe venien ne jete te ketij programi. Me te gjitha kompetencat si shefe e kabinetit te bashkise, zonja Mrijaj eshte pergjegjese duke komunikuar drejtperdrejt edhe me keshillin e qytetit, agjencite dhe depratamentet e qytetit, si dhe te gjitha Zyrat Federale ne te gjitha nivelet ne Jonkers. Lisa, ka demonstruar nje stabilitet dhe vendosmeri te shkelqyer per menaxhimin, dhe une jam mese i kenaqur qe kame nje emigrante shqiptare ne Amerike Lisa Mrijaj si shefe e kabinetit tim ne mini bashkine e Yonkersit – Nju Jork.

Eshte, nje raste i rrall ne Amerike, dhe vetem ne SHBA-s mund te ndodh kur nje emigrante te behet deri zyrtare e lart e nje qyteti amerikane. Eshte nje raste i rralle po ashtu qe grua shqiptaro-amerikane, te kete mundur te ngjise shkallet me te larta ne mini bashkine e qytetit ne Nju Jork. Ajo quhet Lisa Mrijaj dhe jeton ne SHBA prej 30 vitesh. Ka qene pikerisht kryebashkiaku i qytetit Jonkers, Philip A.Amicone, i cili, ka emeruar mandatin e tij te pare si shefe te stafit te tij shqiptaren Lisa Mrijaj. Lisa, i ka ngjitur hapat e karrieres shume shpejt. Ajo u punesua fillimisht ne zyren e kryebashkiakut ne janar te vitit 2004, pra nje vit me pare. Ne fillim ajo nisi punen ne kabinetin e kryebashkiakut Amocone si asistente speciale.

Por Amerika, eshte vertet vendi i endrrave dhe vendi ku puna shperblehet mjaft ”majmur” dhe respektohet e vlersohet aftesia e dija e çdo qytetrari. I çfrado rrace, ngjyre dhe çdo kombesie. Tashme, ajo do te perqendrohet ne detyren e menaxhimit te zhvillimit ekonomik dhe ne departamentin e mbikeqyrjes se çeshtjeve kryesore te qytetit. Thene ndryshe, Lisa Mrijaj do te jete pergjegjese per mbarevajtjen e bizneseve dhe interesave te qytetit Jonkers. Por karriera e Lises ne shtetin amerikan nuk nisi ketu. Ajo ka punuar ne qeveri qe ne vitin 1998 ne zyren e Zhvillimit Ekonomik dhe ate te Zhvillimit te Biznesit. Ne kete funksion dhe fale aftesive te saj, ajo ka qene pergjegjese me punen e bizneseve te hapura ne komunitet. Kryebashkiaku i qytetit Jonkers, Amicone, gjate emerimit te saj u shpreh: “Jam shume i gezuar te deklaroj kete emerim.

E lindur ne Podujeve – Kosove, nga nje familje shqiptare, atdhetare e patriote, arratisur nga Shqiperia. Ne moshe tre vjeçare, emigron se bashku me familjen e saj e vendoset ne Belgjike si emigrant politik. E arratasur si familje e perndjekur rende nga rregjimi komunist i Tiranes , mori rrugen e mergimit. Lisa Mrijaj mban edhe flamurin amerikan i dhuruar asaj diten qe u be shtetsa amerikane. At’here ishte veqse 18- vjeçe, kur ajo se bashku me prinderit dhe tre vellezerit ndanin gezimin ne lagjen Mosholu Parkway ne Bronks. Kur erdhi ne moshen 11- vjeçare ne Amerike, ajo nuk dinte asnje fjale anglisht, pasi fliste vetem shqip e frengjisht te mesuar ne Beligjik, ku pate jetuar 8- vjete.

Lisa me lejoni fillimisht tju uroje pune te mbare dhe suksese . Sa dini per shqiptaret dhe sa bene per ata ne bashkine tuaj ?

Lisa Mrijaj - Shumica e shqiptareve ne Amerike jane te interesuar ne çdo pjese te jetes ketu. Disa mendojne se duke qene me Partin Demokrate Amerikane, je edhe demokrat ne zemer. Ndersa nga ana tjeter ashtu si deshirojn te jetojne edhe punojne shqiptaret ne Amerike – ata jane natyralisht republikan. Shqiptaret, ne kete kontekst nuk arrijn te kuptojne si duhet ndryshimin, qe ka ne Amerike, midis ketye dy partive – programet e prioritet e tyre…. Duhet qe shqiptaret te japin voten e tyre ne çdo votim. Te ndihmojn dhe te punojne te shkollojn femijet, se vetem kesshtu do ti sherbejn edhe me shume kombit te tyre.

Kjo fotografi ne tryezen tuaj po me duket si kulmore, si diçka e veqante ku ju paskeni dale me miken e madhe te shqiptareve me Senatoren demokrate Hillary Clinton e interesuara shume rreth Kosoves. A e mbani kete takim si me te paharruarin ?

Lisa Mrijaj - Si jo! Eshte me se e vertet. Asnjeher shqiptaret nuk mundet ta harrojme ate çka beri burri i saj Presidenti Klinton dhe ajo vete si “First Lady”. Pata nje rast kur u takova me senatoren e elektoratit tone, zonjen Hillary Rodham Clinton – ish “Gruan e Pare” amerikane, kur erdhi ne zyren tone. Aty i thashe se : “Megjithse jemi te dy partive te ndryshme ti demokrate e une republikane , une dhe populli im shqiptare kurre nuk do t’a harrojme ate çka beri burri i juaj dhe ju per Kosoven. Ne u jemi mirenjohes, per gjithe jeten per ate mrekulli qe bete, kur ju dhe SHBA-s shpetuat popullin shqiptare, nga shfarosja, represioni dhe gjenocidi i papare serb.

Nderkohe, sa po ajo e mesoi nga emri im ishte i shenuar ne indekesin e bashkise, e une isha shqiptare, u hape nje bisede teper interesante. Eshte kenaqesia ime qe po bisedoje me nje shefe shqiptare ne kete zyre, u shpreh ajo duke qeshur. Situata tani ne Kosove, eshte shume delikate. Kosova, eshte para nje vendimi historik, i cili do te varet i gjithi nga lidershipi kosovar e populli i saj. Kosovaret duhet te tregojne dhe deshmojne se me te vertet e meritojne ate qe aspiruan e enderruan. Udheheqesit, e Kosoves shtoi Hillary, duhet patjeter te gjejne mes vetit te njejeten “gjuhe”. Kjo, do t’u ndihmoj atyre, do t’u ndihmoj kauzes suaj. Unifikimi real i politikaneve kosovar, ne keto momenet, mendon senatorja demokrate Hillary Clinton, pershpjeton ose shtyne shume perpara shume procesin e nisur ne Kosove. Ky, eshte nja rast qe veshtire se do t’u vije me ne dore shqiptareve.

Kur erdhet ne Amerike ?

Lisa Mrijaj - Me 1968 ne moshen 11- vjeçare. Ndoqa te gjitha shkallet e shkollimit ate fillestar, tetevjeçare, te mesme, dhe se fundi shkollimin e lart universitare. Mbas mbarimit te shkolles dhe diplomimit ne ekonomi, sherbeva per disa vjet si nenpunese e ekonomise ne shume axhensi siguracionesh, qofshin keto private apo edhe shtetrore. Ne kete kontekst arrita te jem drejtore e pergjitheshme e kompanise, e cila kishte deri ne 3.000 punetore.

Kur u martuat ?

Lisa Mrijaj – Martuar jame me Tome Mrijajn para 27 vjeteve, dhe kemi kater femije; nje djale dhe tri vajza. Kame mese 15 vjet qe jame bere qytetare e banore e qytetit Jonkers, ne Nju Jork. Me Tom Mrijajn, kemi kater femije tre vajza dhe nje djale. Jam shume e lumtur se kame nje familje me te vertet te mrekullueshme. Gezimi dhe lumturia jone jane femijet tane. Ata jane te edukuar dhe te shkolluar. Jane shqiptare te mire flasin e kendojn shqip. Ne kemi ne shtepi nje”ansambel” te vogel folklorik shqiptar, ku nuk na mungojne as istrumentat te tilla muzikore si çiftelia e lahuata, flamure kuq e zi, simbole e distinktiva te tjera me motive kombetare.

Kur filluat punen me mini bashkine e Nju Jorkut – qytetin e Yonkersit. ?

Ju keni thene per gazeten amerikane “Westchester County Business Journal” se” çfare komunizmi ka bere ne vendin tim – nuk ka fjale t’a pershkruaj”, Pse ?

Lisa Mrijaj: Vazhdimisht isha e ushqyer me ndjenjen patriotike ne familje, ashtu si shume familje shqiptare fisnike, patriote, atdhetare e me tradita te vyera shqiptare. Isha rritur si nje shqiptare e vertet qe me digjej zemra e malli per vendin e prinderve te mi – qe padrejtesisht u ish mohuar . Pak me thjesht, do t’ua spjegoj keshtu: sepse, me gjere kjo pyetje, mendoj se eshte ezuaruar shume kohet e fundit, nga gazetaret, historianet e politikanet dhe nga vet burri im shkrimtare, studies e publiciste. Megjithse, mendoj se ju mbet me ju gazetareve te flisni edhe me shume rreth asaj periudhe, se nuk harrohet leht ajo gjeme e madhe, qe perjetoj populli yne nen rregjimin komuniste. Isha e martuar dhe me burrin vizituam Kosoven – na u dha rasti te vizitojme nje zone ku vetem pese minuta na ndanin nga Shqiperia, por sa arrija te kuptoja sespse ishte “aq larg ” dhe e pa mundeshme per ne te vizitonim edhe Shqiperine. Me 1991- vizitova per here te pare Shqiperine, u shastisa nga skamja dhe prapambetja e Shqiperise. Shihja vetem buknier betoni e hekuri – te ndertuar siç me thane, nga frika se Shqiperia do te sulmohej nga imperializmi e perendimi.

çfare u terheq me shume ?

Lisa Mrijaj – Veq politikes! gjithçka…! Dua gjithmon t’ju sherbej njerezve t’i ndihmoje ata dhe t’u gjendem perher afer ne hallet e problemet e tyre. Sidomos, ketu ne detyren e re mendoj gjithnje per bashkekombasit e mi. Me terheq shume natyrisht edhe familja. I kushtohem shume femijeve, pothuajse disa here ne dite i telefonoj e kujdesem dhe megjithse jame ne pune, nuk pengohem aspak te qendroje shume afer tyre se bashku me bashkeshortin tim.

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi