Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindita Prenga:Çiftelia

Shko poshtë

Lindita Prenga:Çiftelia  Empty Lindita Prenga:Çiftelia

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 22, 2012 9:26 pm

Lindita Prenga:Çiftelia  41754_100001066437920_1617434870_n
Lindita Prenga:Çiftelia


Lindita Prenga:Çiftelia  307055_404417229603821_772620966_n
...................

Çifteli moj nuse bjeshke
mbi oxhak ti pse m’rrinë varun
Ne krye të sofrës vendin gjete
në gojë të bilbilave hoqe merakun.

Të kërkoj falje po te mundova
du me të të pyet moj sokoleshe.
Se për ty ca vargje shkova
thur me shpirt për një hyjneshë.

Ç’fare po ke pse ne mendime
telat tujë s'po bëjnë njëherit
jam ka pres furtunën e detit
t'me sjellje bijtë mu prej kurbetit .

Çifteli në dore të rapsodëve
zanin tan ta morën malet
Vunë duvak mbulua me borë
Vallëzojnë hijshëm shtojzovallet.

Sa bilbila paska bjeshka
sa thëllëza rritun në fushë.
A me tregon se ne vargje mbeta
na ka lidh jeta n'te njëjtën udhë.

Me lot të rënd i knohet kurbetit
për vatan e për votra .
Çiftelia e këput telin
dridhen eshtrat , bashkë dhe toka.

Për atdhe dhe këngë maj krahu
fyell dajre e lahutë
Shqipja ulet ne shkrepat maleve
ta dëgjojë zanin e me pushu .

Varg prej shpirtit me lot gatova
varg te mbushun me dashuri .
I tan jetën e përcolla
në telat tu moj çifteli.
=================
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi