Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Turpërimi” i Hashim Thaçit

Shko poshtë

“Turpërimi” i Hashim Thaçit Empty “Turpërimi” i Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 22, 2012 9:54 pm

“Turpërimi” i Hashim Thaçit


“Turpërimi” i Hashim Thaçit Thaci-ZKM-001
Sot në Kuvendin e Kosovës, u votua për heqjen e tre neneve të Kodit penal, që cënonin lirinë e mediave dhe të shprehjes.

59 deputetë të Kosovës votuan pro heqjes së këtyre neneve, duke mbështetur edhe rekomandimin e dhënë nga Komisioni për legjislacion.

Deputetët, Elmi Reçica, Latif Gashi, Berat Buzhala, por dhe Adem Grabovci, shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike votuan kundër heqjes së këtyre neneve si dhe kundër vendimit të grupit të tyre parlamentar. Ndërkaq abstenuan, Nait Hasani, Hydajet Hyseni, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Fadil Demaku.

Si pasojë heqja e neneve nuk kaloi. Pas kësaj zëvendëskryeministri Kuçi dha dorëheqjen, dhe Kryeministri deklaroi se ndjehej i turpëruar nga ky votim i Kuvendit.

A do të thotë kjo që Adem Grabovci nuk do të jetë më shef i Grupit Parlamentar apo Hashim Thaçi është sërish dyfytyrësh?

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi