Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË Empty Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 25, 2012 11:48 pm

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË 562860_469594903069920_808545504_nMentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË 275246_100000582437455_2097760_n


Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË

( Shkruar drejtpërdrejt-ad hoc, i inspiruar nga kjo pamje e mrekullueshme)

Thonë se, Botën kur rrumbullakoi i Madhi Zot,
të tillë çfarë e kemi nga ajo ditë e sot,
bëri vende shumë të bukura për lakmi,
bëri dhe një Parajsë që i thonë Shqipni!

Diku naltë në veri të t´bukurit Atdheut tim,
ngriti piramida t´larta nga kreshta shqiptare,
iu dha bukuri t´rrallë me aq shumë përkushtim,
i bëri Kështjella-Fole të Shqipeve Dy-Krena(o)re!

Më e bukura e më të bukurave, Vasha jonë,
që thonë se paskësh derdhur lot aq shumë,
kur i vranë Trimin vashës së dashuruar Valbonë,
nga lotët e saj rrëke, Zoti ynë bëri një Lum!

Ah, ai lot i syrit të Valbonës i kthjelltë çelibar,
që freskon luginën midis atyre malesh të shenjta,
është më i kthjellti n´Botë, Lot-Shpirti Shqiptar,
e bën dhe Tropojen një nga Zonjat më t´rënda!

Eh! Atë bukuri që syri nuk e sheh kund tjetër,
thonë se e kishte Zoti një Pushimore të veten,
po ku rehatonte shpirtin si n´Shqipni të Vjetër,
në Shqipninë tonë që e bekoi dhe vet Jetën?!

Paj, po thonë se Valbona është veç njëri sy,
i nënës tonë Shqiponjë, i drejtuar kah malet,
atje diku në jug trojeve tona ka dhe tjetrin sy,
njësoj i kthjelltë si Valbona, ai Syri i Kaltër!

Nga damarët e brëndshëm, ai lot përshkon tokën
dhe gurgullon në shumë vende t´Shqipes Nënë,
n´Burim t´Drinit, n´Mirushë, Lurë, Liqe i Ohrit, ...
ai Lot i bekuar Hyjnor që vet Zoti na e ka dhënë!

Epo, edhe pse me lot na qau shpesh Historia,
bekim atë ditë e sot, Zoti iu dha Trojeve të mia!

Mentor Thaqi VS., 25.06.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË Empty Koment me vargje i Musa Jupollit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 12:40 am

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË 41673_1475749406_8718_n

Koment me vargje i Musa Jupollit

N' gjuhë të mirë këndoi Naimi, n' atë gjuhë t' bukur hyjeshon n' germa t' arta im vëlla Mentor Thaqi,gjuhë e bukur gjuhë e Nënës n' dhuratë nga vetë Hyu e shkruar aty afer n' kaltërinë e Valbonës !


Oj shqiponja e maleve tona
pashë atë ditë që t' fali jeta
n' atë burim ujë ku ke pi
n' ato dallgore ku ke kendua
më thuaj cilën fjalë t' parë Hyu t' dhuroj
për atë dashuri tokë e qiell
për atë dritë Diell
n' besim tëndin jemi lidhë
n' atë gjuhë t' bukur
t' ruajtur ndër shekuj
fjalë e lirë nga Iliria
ëmbëltyrë n' germa tua
poet Mentor Thaqi si dje
sot t' këndojë
nuk la vend vlerë pa i dhënë
n' atë parajsë
ku pushon Hyu vetë
me këngë t' notave
t' Zonjës t' rënd
n' freski t' Valbonës
qëndisi Shqipërinë tonë
n' damar t' Drinit
u shkrua Arbëri
ujit tokat biologjke
farë e dashuri
lidhen atje n' Mirushë n' Dardani
n' Liqe t' Ohrit e Pogradec
n' libër lexuam
Univesitet n'Apollonia e shenjtë
filozofët dhanë dije e urtësi
n' faqe t' parë shipja Dy-Kren(O)re
gdhendur n' ar për popullin shqiptar
për atë gjuhë t' shqipës parë
si Naimi Frashëri dje Mentor Thaqi
sot vargun na e dhuroi
Shqiponjë n' besim tëndin jemi sot këtu
n' betim e n' bekim Shqipëri !

musa jupolli,25/06/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË Empty Mira Korance

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 12:42 am

Mira Korance

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË 157728_100001054130075_1650539245_n
Urime vellai im,poet e shume patriot me ndjenja e Atdhedashuri shprehesh e krijon te çdo poezi z.Mentor Thaqi..!Jemi krenar për poet si ju,qe respekton,si mrekullit natyrore Shqiptare,por dhe Heronjt,Artistët,Dëshmorët e Atdheun e keni mbi gjithçka,qe i vulos të gjitha çfar i përket një Artisti..!VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË

Thonë se, Botën kur rrumbullakoi i Madhi Zot,
të tillë çfarë e kemi nga ajo ditë e sot,
bëri vende shumë të bukura për lakmi,
bëri dhe një Parajsë që i thonë Shqipni!

Diku naltë në veri të t´bukurit Atdheut tim,
ngriti piramida t´larta nga kreshta shqiptare,
iu dha bukuri t´rrallë me aq shumë përkushtim,
i bëri Kështjella-Fole të Shqipeve Dy-Krena(o)re!
SmileSmile:Ju uroj suksese me tej,e Naten e mire ,respekte Mira..!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË Empty Re: Mentor Thaqi:VALBONA RRJEDHË LOT T´VASHËS VALBONË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi