Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË Empty VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 7:55 pm

VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË 260667_100000525636701_1887899921_n

VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË

Pata një ndjenjë, dikur n’ rini,
Me zjarr e mbajta, këtu në gji.
Por ai iku, më la n’ vetmi,
Mbetur jam vetëm, pa një njeri.

Natën e mirë, natën e mirë,
Adio ti, o shpirti im!
Natën e mirë, natën e mirë,
Adio ti, o shpirti im!

Hallet e mia s’kam kujt t’ia qaj,
Dridhet kjo zemër, shkrihet në vaj.
Se ai iku, më la krejt vetëm,
Rrudhat e ballit m’u shtuan tepër.

Natën e mirë, natën e mirë,
Adio ti, o shpirti im!
Pra lamtumirë sy diellorë,
O shpirt i dëlirë, shpirt njerëzor!

Adio ti, adio ti, adio ti!


V. O. Këto vargje i kam shkruar në prill 1967 si tekst për këngën “Natën e mirë”, të cilën e kisha dëgjua, po fjalët nuk ia dija. Nuk e di në ishte këngë e mirëfilltë, apo këngë tavoline. Kjo “poezi” m’u kujtuan befas sot, më 26 mars 2012 ora 04:00 .
(Më 24 qershor 2012 zbulova në youtube që, melodia që unë mbaja mend, është serenatë korçare dhe tani e këndon Ermira Babaliu. Në këngë flitet për dhimbjen shpirtërore të një jetimi.)

E hënë 26 mars 2012 ora 04:00
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË Empty Vllasova Musta:PËRBALLË NJË GRUAJE-postuar në Zhorzh Sand

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 8:02 pm

Vllasova Musta:PËRBALLË NJË GRUAJE-postuar në Zhorzh Sand

VIKTORIA XHAKO:NATËN E MIRË 555912_471292276231623_162992973_n
Njoha një grua, që dhimbje pikonte
Në sy, në trup e në hap
U ngrita nga vendi, pranë i shkova
Veç dorën desha t´i jap.

Më pa e habitur,
Si ketër i trembur,
Si degë e prerë u lëkund,
...Shkëndija me dritë që mbante në zemër
Qe fikur,
Kish rënë në fund...

Gjithë fjalët më ikën,
Por dorën ia mbaja
Shtrënguar në grushtin tim,
Ajo mërmëriste me sy tjetërkund,
E gjitha pikonte
Trishtim!

Nuk desha ta pyes, e pse ta lëndoja?
I ndenja pranë,
Pa fjalë.
Ajo ishte vrarë nga një njeri:
„Që erdhi si ëngjëll
...Dhe iku
Si djall“!

Zhorzh Sand:
"...Ajo mërmëriste me sy tjetërkund,
E gjitha pikonte
Trishtim!..."



Çfarë mund të ketë jeta më të bukur se sa një dorë të ngrohtë, që ta shtrëngon dorën, pa të lënduar dhe me heshtjen e saj bëhet pjesë e trishtimit tënd, duke e kaluar atë mbi vete? Askush nuk do të mund të shkruante vargje të tilla diellore mbushur me dhimbje, përveç teje, Sova e dashur, që e ke ndjerë dhimbjen dhe trishtimin gjer thellë brenda vetes, por që di ta mbash vetëm për vete duke dhuruar dashuri e mirësi! Poezia jote është pasqyrë e bukurisë së shpirtit tënd, e vlerave të tua të rralla si njeri e si poete!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi