Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 vjetori i Pavarësisë, Puto: Turp që s’u ftua Qosja

Shko poshtë

100 vjetori i Pavarësisë, Puto: Turp që s’u ftua Qosja Empty 100 vjetori i Pavarësisë, Puto: Turp që s’u ftua Qosja

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 11:18 am

100 vjetori i Pavarësisë, Puto: Turp që s’u ftua Qosja

100 vjetori i Pavarësisë, Puto: Turp që s’u ftua Qosja Rexhep-qosja

Historiani dhe akademiku Arben Puto e quan një turp ftesën e munguar të Akademisë së Shkencave (të Shqipërisë) për akademikun Rexhep Qosja në akademinë solemne që do të mbahet në nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, raporton e përditshmja Shqip.

Në 26 nëntor të këtij viti, Akademia e Shkencave do të organizojë një akademi solemne për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë, ku janë ftuar personalitete nga trevat mbarëshqiptare.

Emrat e konfirmuar janë: Kristo Frashëri, Ismail Kadare, Arbën Xhaferri, Françesko Altimari, Pëllumb Xhufi, Mihal Shmit nga Gjermania, Tito Johalas nga arvanitasit e Greqisë, etj. Ftesa nuk ka shkuar për akademikun Rexhep Qosja, ku preteksti duket se ka qenë zëri i fortë kritik ndaj qeverisë.

Historiani Arben Puto, i ftuar për të referuar në këtë aktivitet, shprehet se në këtë rast do ta shohë në vazhdim nëse do të jetë i pranishëm.

“Arsyet ishin të thjeshta, na thanë të mos i ngatërronim me qeverinë, sepse ai është shprehur kundër Kryeministrit. Po sa janë shprehur kundër Kryeministrit? Kjo nuk e justifikon aspak këtë qëndrim”, tha Puto.

“Turpi është bërë tashmë. Rexhep Qosja mund të mos pranojë kurrfarë marrëveshjeje pas kësaj që është bërë. Si mund të përjashtohet një personalitet kaq i madh i studimeve shqiptare dhe një patriot i flaktë i atdheut unik?! Nga Kosova rezulton të jetë thirrur vetëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, i cili me sa di unë nuk ka lidhje me studimet albanologjike”, është shprehur Puto, raporton Tema.

Zeriinfo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi