Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FIFA: "Djegia e Flamurit Shqiptar nuk mbetet pa u ndëshkuar"

Shko poshtë

FIFA: "Djegia e Flamurit Shqiptar nuk mbetet pa u ndëshkuar" Empty FIFA: "Djegia e Flamurit Shqiptar nuk mbetet pa u ndëshkuar"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 12:34 pm

FIFA: "Djegia e Flamurit Shqiptar nuk mbetet pa u ndëshkuar"

FIFA: "Djegia e Flamurit Shqiptar nuk mbetet pa u ndëshkuar" Fifaz

Ne kemi shënuar kërkesën tuaj për të siguruar se FIFA do të ndërmarrë masa për të siguruar që aktet e tilla të mos mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në letrën e FIFA-s.

Në lidhje me incidentin e rëndë, djegien e flamurit shqiptar nga ana e tifozëve serbë, që kishte ndodhru muajin e kaluar në stadiumin e St. Gallenit, ambasadori i Kosovës Naim Malaj dhe ai i Shqipërisë Mehmet Elezi i kanë shkruar ditë më parë letër FIFA-s ku ngrejnë shqetësimin e tyre lidhur me aktin e pahijshëm.

Letra të tilla, siç është njoftuar tashmë, amasadorët u kishin drejtuar edhe institucioneve përgjegjëse të Zvicrës dhe atyre ndërkombëtare.

Ndërkohë, albnnfo.ch merr vesh se në një përgjigje dërguar ambasadorit të Kosovës Naim Malaj, më 25 qershor, FIFA bën të ditur se e ka marrë me seriozitetin e duhur shqetësimin që ka shkaktuar incidenti.

“Ne pranuam letrën tuaj të datës 6 qershor 2012, përmbajtja e të cilës tërhoqi vëmendjen tonë të plotë. Në këtë drejtim, ne kemi marrë shënim për njoftimet tuaja sipas të cilave gjatë ndeshjes miqësore të futbollit midis Spanjës dhe Serbisë, ndeshje e luajtur me 26 maj 2012 në St- Gallen, Zvicër, një grup i përkrahësve ka djegur me sa duket flamurin shqiptar, duke bërë thirrje në gjuhën serbe "vdekje shqiptarëve".

Ne gjithashtu kemi shënuar kërkesën tuaj për të siguruar se FIFA do të ndërmarrë masa për të siguruar që aktet e tilla të mos mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në letër.

Më tutje në përgjigjen e ardhur nga FIFA, sigurohen ambasadorët se kjo federatë ka bërë përçapjet e nevojshme në asociacionet përkatëse.

“Pas leximit me kujdes të fakteve të përshkruara në letrën tuaj, ne ju lusim që të vini re se ne kemi kontaktuar shoqatat përkatëse, në veçanti Federatën Zvicerane të Futbollit, Real Federacion Espanola de Futbol dhe Football Association of Serbia, në mënyrë që të jemi në gjendje të marrim parasysh të gjitha elementet e kësaj çështjeje.

Ne do të vlerësonim lartë nëse na dërgoni ndonjë informacion shtesë mbi ngjarjet e lartpërmendura të njohura nga ju”, thuhet në përmbyllje të letrës së FIFA-s, të nënshkruar nga drejtori i shërbimit juridik, Marco Villiger dhe nga Shefi i Institutit Juridik, Olivier Jaberg.



Albinfo.ch
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi