Dorian Koçi:Lëvizja e munguar qytetare
Faqja 1 e 1
Dorian Koçi:Lëvizja e munguar qytetare
Dorian Koçi:Lëvizja e munguar qytetare
Nëse do të bësh një sondazh të vogël për të pyetur qytetarët shqiptarë se cila fushë e aktivitetit të tyre ka përgjegjësinë për përmirësimin apo përkeqësimin e cilësisë së jetës së tyre, të gjithë ndoshta si një kor ushtarak do të përgjigjen me një fjalë: Politika. Në këtë përgjigje sigurisht që nuk ka të çuditshme pasi qytetari shqiptar ashtu si dhe gjithë qytetarët e ish Lindjes komuniste të mësuar që në shpërgënj me politizimin e skajshëm të jetës së tyre dikur në socializmin real dhe më vonë në tranzicion, prej kohësh e kanë identifikuar e glorifikuar politikën si një perëndi të Olimpit që me tekat e saj mund të influencojë në jetën e tyre të përditshme. Në fakt, duam apo duam s’ta besojmë këtë përcaktim qytetarët shqiptarë kanë të drejtë pasi shumë gjëra në jetën tonë të përditshme varen nga vullneti i politikës dhe mënyrës sesi ajo ushtrohet, por ashtu si dhe në Greqinë e Lashtë ku ishin 9 muza që përfaqësonin gjithë sferën njerëzore dhe në jetën tonë të përditshme ka shumë gjëra të tjera veç politikës që na ndihmojnë të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe ti ushtrojmë një trysni pozitive politikës për ta marrë seriozisht zërin e qytetarëve. Po a i dinë qytetarët shqiptarë këto sfera të tjera të jetës apo janë të fshehta dhe do u duhet mund për ti “zbuluar”?
Ata në fakt i përjetojnë përditë dhe shpesh herë u përplasen si realitet i trishtë dhe i hidhur në fytyrë për t’i kujtuar se më me pak mund dhe më me tepër angazhim shoqëror mund ti kishin shmangur. Brenda një harku të shkurtër kohor vendi është tronditur nga disa ngjarje të dhimbshme që kanë shkaktuar dhe viktima mes shoqërisë sonë, si rënia e autobusit me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në greminat e Himarës dhe vdekja tragjike e 14 vetave si pasojë e këtij aksidenti, vrasja e një 17 vjeçare dhe gjyshit të saj për motive gjakmarrje në fshatrat e Shkodrës, shpërthimi nëntokësor i puseve të naftës në fushën naftëmbajtëse Patos -Marinz dhe dëmtimi i shtëpive të qytetarëve si dhe një sërë aksidentesh rrugore që ndodhin në këtë stinë të nxehtë ku qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave rritet në pothuajse çdo rrugë të vendit. Pra si shikohet ndërsa politika e lartë në sallonet e veta ka qenë e zënë për të zgjedhur kreun e lartë të shtetit ,jetesa e qytetarëve nuk ka qenë e sigurtë dhe natyrisht jo vetëm për shkak të saj por dhe sepse në Shqipëri kemi një organizim të dobët civil për gjëra si këto që përmenda më lart dhe që njerëzit i konsiderojnë si sfera jashtë politikës.
Para pak ditësh Ambasadori Arvizu, ambasadori i një vendi mik dhe aleat të Shqipërisë pa ia kërkuar njeri me entuziazmin që karakterizon shoqëritë perëndimore shpalli fillimin e një iniciative Act Now- që shumica e medies së shkruar dhe vizive e përktheu si “Vepro tani” por përkthimi më i saktë do të ishte : Tunduni! Po! Ne duhet të lëvizim dhe tundemi nga mentaliteti i llogoreve partiake dhe pritshmërisë që gjithçka në këtë vend do ta zgjidhë politika dhe nëpërmjet organizimeve të shoqërisë civile duhet të fillojmë presionin nga poshtë gjithë ngrehinës institucionale shtetërore për të përmirësuar cilësinë e jetesës sonë dhe për të realizuar një nga objektivat e demokracisë, shtrirjen e saj në çdo qelizë të shoqërisë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në zgjidhjen e gjithë problematikave që i shqetësojnë ata. Por a është i mundur i gjithë ky proces apo realizmi i këtyre masave është diçka që “bie lart nga qielli” dhe nuk mund të përftohen lehtë? Kësaj pyetjeje një qytetar shqiptar nuk është e vështirë për t’iu përgjigjur sidomos po të hedh vështrimin matanë detit në Evropë prej nga i kemi marrë të gjitha modelet e deritanishme, por sigurisht jo vetëm modelet organizative, statutet e thata në letër por shpirtin përgjegjës dhe entuziast të qytetarit evropian që pyet e kërkon llogari për gjithçka atyre që u ka besuar votën dhe qeverisjen e vendit. Ka rreth një muaj që ka ndodhur aksidenti në Himarë dhe një e dhënë shokuese ishte se autobusi ishte 24 vjeçar, plot 14 vjet më tepër, sesa lejon ligji dhe sot që flasim askush nga ne nuk ka informacion të plotë nëse ka autobusë të tillë në Shqipëri dhe sa të rrezikshëm janë për jetën e qytetarëve. Na duhet të dëgjojmë në televizion se pala greke i ka bllokuar shumë autobusë të shoqërive shqiptare që bëjnë linjën Tiranë-Athinë si të papërshtatshëm për të udhëtuar për shkak të vjetërsisë së tyre, për të realizuar sesa i hidhur është realiteti. Por atëherë çfarë presim? Të ketë sërish një aksident tjetër?
Letargjia jonë është e patolerueshme dhe për fat të keq do fillojmë të ndërgjegjësohemi kur fatkeqësia troket në derë. Një indiferencë e pashoqe mbizotëron gjithandej e parë dhe në tubime që organizon Shoqëria Civile, si ai kundër gjakmarrjes në Tiranë, ku kafenetë e bllokut ishin plot me njerëz të ngeshëm që si gjetën dot dy minuta kohë nga koha e tyre e “çmuar”për ti bërë homazh Marisë së shkretë të vrarë mizorisht ,pa faj dhe si hakmarrje ndaj të tjerëve. Ndaj le të fillojmë të tundemi, të lëvizim dhe shumë vetave kritikë ndaj asaj që e quajnë se përse të huajt duhet të na mësojnë si të “bëjmë kosin” pasi ne i dimë këto gjëra, kur analizojnë nismën e Ambasadorit Arvizu u kujtoj se përderisa ne nuk ndryshojmë asgjë në këtë drejtim të gjitha lëvizjet nga kudo qoftë të vijnë janë të mirëpritura dhe të vlefshme. Këto ngjarje, ku jeta e qytetarit humbet kaq lehtë, nuk ndodhin në vendin e Ambasadorit Arvizu dhe në as shumë vende të tjera evropiane. Po tek ne, derisa do vazhdojë kështu?
Dorian Koçi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dorian Koçi:Përvjetori i një Titani
» Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
» Dorian Koçi:Ekonomia, turizmi dhe politika
» Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit
» DORIAN KOCI:Toka e Besës
» Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
» Dorian Koçi:Ekonomia, turizmi dhe politika
» Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit
» DORIAN KOCI:Toka e Besës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi