Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truprojet të rrahin për Presidenten

Shko poshtë

Truprojet të rrahin për Presidenten Empty Truprojet të rrahin për Presidenten

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 12:27 am

Truprojet të rrahin për Presidenten


Truprojet të rrahin për Presidenten Presidentja
Mbrojtja e afërt e Atifete Jahjaga ka arrestuar dhe rrahur një qytetar të Prishtinës, i cili ka kërkuar t`i lirohet rruga nga eskorta e Presidentes.

Kjo ngjarje ka ndodhur të premten, derisa Atifetja ka shkuar në një sallon bukurie për t`u rregulluar para se ta takonte Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Sipas Klan Kosovës, derisa Presidentja po zbukurohej, eskorta e saj ka mbyllur një rrugë duke vështirësuar kalimin e veturave tjera.

Në një xhirim amator të transmetuar në televizion shihet sjellja e dhunshme e pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt ndaj këtij vozitësi. Hiq më mirë nuk u sollën as me ata që po xhironin këtë ngjarje. Bile deri atje, sipas dëshmitarëve, e shoqëruan me dy vetura, duke lënë Presidenten me vetëm një roje.

Arbër Vllahiu, këshilltar i Jahjagës, tha për Klan Kosova se nuk ka çka të thotë për këtë problem, pasi kjo ka të bëjë me Policinë e Kosovës.

E, zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka dhënë versionin e tij, duke thënë se policët janë detyruar ta arrestojnë personin, i cili nuk i ka përfillur urdhrat. Ai ka thënë se ndaj qytetarit është ngritur kallëzim penal për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi