Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtina dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Shko poshtë

Prishtina dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Empty Prishtina dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 4:48 pm

Prishtina dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Prishtina dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 113

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i dorëzoi kryetarit të Prishtinës Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, përkrahjen e dijes dhe përparimin kulturor, për qytetarinë, sakrificat dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur të premten presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, shoqëruar nga deputet të Parlamentit të Shqipërisë dhe zyrtarë tjerë.

Më këtë rast kryetari i Prishtinës, prof. dr. Isa Mustafa duke iu falënderuar presidentit Topi për vizitën, tha se kam nderin ta presim presidentin e Shqipërisë, por edhe me qytetarin tonë të nderit.

“Ju falënderojë për kontributin e dhënë si president i Republikës së Shqipërisë, për të arriturat e vendit tuaj, për avancimin e demokracisë, forcimin e institucioneve, anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe për kontributin që keni dhënë për shtetin e Kosovës”, tha i pari i kryeqytetit.

Ndërkaq, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi u shpreh “Sa herë e vizitojë Prishtinën ndihem i emocionuar, gjatë këtij mandati kam qenë dëshmitar i ngjarjeve të mëdha, ngjarjeve historike si për Kosovës ashtu edhe për Shqipërinë, tha presidenti Topi duke i përmendur shpalljen e Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë etj.

‘Unë kam një emocion të veçantë sepse ndjehem realisht qytetar i Prishtinës, pasi që jam ”qytetar nderi i Prishtinës”, andaj roli i juaj zoti Mustafa është i dyfishtë, ju jeni kryetar i kryeqytetit dhe kryetar i partisë historike të cilën e ka udhëhequr lideri i madhe Ibrahim Rugova, kontributi i juaj në ecjen përpara të Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm, tha Topi.

Derisa kryetari Mustafa theksoi se presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova tashmë nuk është figurë vetëm e një partie, por i takon të gjitha viseve shqiptare.

“Sa po kalon koha dhe vitet roli, kontributi dhe respekti për presidentin historik të Kosovë, Ibrahim Rugovën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës po rritet dhe ai tashmë nuk është figurë vetëm e një partie por i takon të gjitha viseve shqiptare”, tha kreu i Prishtinës, Isa Mustafa.

Në këtë takim u fol edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri si dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me dy shtet.

Prishtina dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Prishtina_naten
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi