Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:I N F E R M I E R E S

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:I N F E R M I E R E S Empty Hyqmet Hasko:I N F E R M I E R E S

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 08, 2012 12:10 pm

Hyqmet Hasko:I N F E R M I E R E S 306657_479511938744433_172171535_nHyqmet Hasko:I N F E R M I E R E S 260889_100000568930657_353232814_n




Hyqmet Hasko

I N F E R M I E R E S
(Mikes sime A S...)

Teksa në spital një shpirt po rënkon,
ti nga shpirti yt i jep pak dritë si xixëllonjë,
oh, sa shqetësim ke ne duart e tua, sa tension!
Derisa shpirti yt dritëbardhë dhimbjen largon.

Si bluza jote e bardhë ke dhe zemrën kristal,
me sytë e butë u jep vuajtjeve shpresë jete,
si nënë, si motër dhimbjen nxjerr nga dritaret,
jetës i jep jetë të kapërcejë dallgëzimin e deteve.

Si s’të lodhen një herë të sëmurët nga rënkimi,
ti nuk shprehe kurrë ndonjë shenjë mërzie,
se në shpirtin tënd mirësia është mbretërimi,
si ti ashtu si dhe dielli jeni shërim mrekullie.

Moj mikja ime, me shpirtin të bardh si dritë,
tek ti çelin gjithë pranverat dhe largojnë dimrat.
ti dhe koha largoni dhimbjet, sillni mirësitë,
çastet e agonisë i ktheni në forcë që shpresën zgjon.

Ty jeta fjalën e butë për të tjerët ta kërkon,
ta bësh si gugatjet e një pëllumbi pendëhirtë,
syri yt dhe mendja jote vdekjet i largon,
jetës i jep jetë me shpirtin tënd të dëlirtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi