Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Xhinovci:T’PATA MIK E VЁLLA ADEM

Shko poshtë

Ramadan Xhinovci:T’PATA MIK E VЁLLA ADEM Empty Ramadan Xhinovci:T’PATA MIK E VЁLLA ADEM

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 10:34 pm

Ramadan Xhinovci:T’PATA MIK E VЁLLA ADEM 372653_100001203092112_1124260271_n

Ramadan Xhinovci:T’PATA MIK E VЁLLA ADEM
Nё pёrkujtim tё Adem Berisha (Gjurgjevikut)

Ramadan Xhinovci:T’PATA MIK E VЁLLA ADEM 552314_413685122014921_1081942291_n

T’ pata njoha veq vizualisht,
po shpejt u bam miq e shok,
lajmi i hidhur i vdekjёs tande,
sa keq mua m’tronditi n’kokё.

Sa e kobshme ishte ajo ditё,
kur Ti u ndave nga kjo jetё,
lot rrёke nga syet m’shkuan,
si t’pajtohem me kёtё t’vёrtetё.

Une tё njoha si burr tё fort,
me kёshilla t’urta prej miku,
gjithmon shperndaje dritё,
...Ti o Adem Gjurgjeviku.

Tё patem poet e fjalё urtin,
vargu yt si mehlem shpirti,
jetёs t’bukur Ti i kёndove,
si Naimi, Mjeda e Çajupi.

N’Gjurgjevik u linde e u rrite,
n’histori si njё vend trimёrie,
per kete toke, per Shqiptari,
kane dhane jeten si u ka hie.

N’gjysё tё rrugёs t’morri mordja,
kur askush kёtё nuk e ka pritё,
pёr Prishtinё kishe marr rrugёn,
ishin shokёt atje duke tё pritё.

Asnjiher fjalё e besё nuk theve,
ҫka premtove n’fund e ke qu,
“me fjalё t’burrit kurr nuk luhet”,
njё here Ti m’kishe than mu.

Ti asnjiher e kurr nuk u korite,
as n’familje, as ner miq e shok,
Gjurgjevikut, kёsaj shpije t’madhe,
i’a ngrite namin pёr jetё e mot.

Tё kishim mik edhe vёlla tё madh,
nё rend tё par gjithё t’kemi pasё,
nuk e kishim vёshtirё kur gabonim,
t’kishim Ty, n’ndihmё me na dal.

Tё kishim vёlla edhe krah tё djatht,
tash pa njё krah tanё kemi mbetё,
s’kem nga kush ma keshilla t’marrim,
ma vargun tim nuk ka kush e “kreh”.

Pusho i qetё atje, Ti o Adem vёllai,
atje nё Parajsё ku Zoti vend tё dha,
s’munde Djellzёn vetёm me e lan,
edhe n’atё botё Ti na i shkove pran.

Korrik, 2012, Heigenbrücken
Ramadan Xhinovci.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi