Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai

Shko poshtë

Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai Empty Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 16, 2012 2:43 pm

Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai


Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai KAUFLEUTEN-16t3 orë ½ pas kësaj fotoje Vigan Morina ka vdekur
(I plotësuar), 16 korrik - Foto që po shikoni duket Vigani bashkë me mikeshën e tij, vëllëzërit dhe miq të tjerë, ata duken të qeshur, dhe janë shumë të lumtur, eksistojn disa arsye për këtë festë, Vigani kishte ditëlindjen dhe ai posa kishte diplomuar në Cyrih dhe më e mira ai pothuajse e kishte të sigurtë punësimin. Por kjo do të jetë fotografia e fundit e Viganit duke qeshur sepse katër orë më vonë ai do të largohej nga kjo jetë. Kjo ishte tragjedia e familjes Morina e cila ndodhi ndërmjet mengjesit të së Dielës dhe të Hënës në një klub të Cyrihut. Gjithqka filloi derisa në festën e Viganit(i cili ndrroi jetë) dhe miqëve të tij vjen dikush tjetër dhe fillon konflikti verbal. Më pas personeli i sigurisë nxjerrë jashtë Viganin dhe vëllaun e tij Visarin(i plagosur rëndë) dhe autorin e vrasjes, pas perplasjeve fizike duket se vrasësi ka qëlluar me thikë vëllëzërit Morina, ku Vigani pas humbjes së madhe të gjakut ka nërruar jetë në spital ndërsa i vëllau i tij, Visari edhe ai ka humbur shumë gjakë mirpo gjendja e tij tash është jashtë rrezikut për jetën. Vëllau i vogël Fetahu shprehet i tronditur nga ngjarja, ai thotë se vëllau i tij Vigani nuk ishte njeri që e donte konfliktin por vdekja e tij për të akoma është e pabesueshme. Edhe një fqinj i lagjes thotë se familja Morina ka qenë shum e sjellshme dhe se e kanë dashur shum punën.

Autori i vrasjes zyrtarisht ende nuk dihet , por fqinjët dhe shokët e Viganit thonë se vrasësi jeton në Cyrih ose lagjet përreth dhe ai shquhet për stilin agresiv dhe se "duhet të jetë i njohur edhe për autoritetet policore".

* * * * *
Në një konflikt në mes të dy të rinjve para një klubi të njohur të Zürichut (Kaufleute), natën mes së shtunës dhe së dielës, ka humbur jetën një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova, me shtetësi zvicerane. Ai ka rënë viktimë e therjes me thikë nga një i ri tjetër 20 vjeçar, i cili ka ikur nga vendi i krimit. Rrjedha e ngjarjes së përgjakshme ashtu sikundër edhe motivet, ende nuk dihen. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.


23 vjeçari i vrarë, nga Hombrechtikoni i Zürichut kishte shkruar së bashku me mikeshën e vet dhe vëllai i viktimës) 20 vjeçar në klubin e njohur të argëtimit. Ata tre, për arsye ende të panjohura, rreth orës 3 e 30 të mëngjesit bien në konflikt me një vizitor tjetër të klubit. Sigurimi i klubit e nxjerr jashtë viktimën e ardhshme dhe vëllanë e tij.

Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai KAUFLEUTEN-mbr

Në foto 3 orë ½ para vrsjes: Në mes Vigan Morina ( 23 vjeç). Majtas vëllai i tij Visari (20 vjeç, i plagosur rëndë) me Carmen të dashurën e tij. Djathtasë vëllai Fetahi (19 vjeç) me te dashuren Nina në krahë.

Ndërkaq, kundërshtari i tyre i kishte ndjekur dhe kështu, në rrugë, jo larg klubit, fillon konflikti i hapur mes tyre, njoftojnë mediet zvicerane.

Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai Kaufleuten1

Shqiptari 23 vjeçar nuk u ka bërë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 4 të mëngjesit, para hyrjes së klubit. Shoqëruesi i tij ka pësuar po ashtu plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është dërguar në spital. Edhe ai është në rrezik për jetën. i vrari është shqiptarë i Kosovës me emrin Vigan Morina.

Vrasësi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, vazhdon të jetë në arrati.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi