Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?!

Shko poshtë

Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?! Empty Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 30, 2012 12:37 am

Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?!


Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?! Eqrem-27
Thotë se përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë asgjë personale ndaj presidentes Atifete Jahjaga, por insistojnë që të respektohet marrëveshja ndërmjet tre liderëve. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Eqrem Kryeziu, thotë se është e papranueshme gjendja kur një marrëveshje politike shkelet me të ‘katër këmbët’.
“Nëse gjëja e parë në botë që do të duhej t’ua mësonin shqiptarët të tjerëve është që fjala e dhënë nuk shkelet kurrë. Këtë leksion e kemi dhënë ne shqiptarët gjatë historisë”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, pa u sqaruar çështjet e marrëveshjes së lartpërmendur, është vështirë të paramendohen hapa të tjerë për ndonjë marrëveshje tjetër për çështjen e presidentit, ose për ndryshimin e koalicionit qeveritar.
“Ne nuk mund të mërzitemi a do t’ju hahet kompiri në aksham a pasuli në sabah”, ka thënë Kryeziu, i pyetur se si do të vepronte LDK-ja, në rast se nënshkruesit nuk e respektojnë marrëveshjen për presidentin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi