Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BDI heq dorë nga iftaret luksoze

Shko poshtë

BDI heq dorë nga iftaret luksoze Empty BDI heq dorë nga iftaret luksoze

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 31, 2012 9:10 pm

BDI heq dorë nga iftaret luksoze


BDI heq dorë nga iftaret luksoze BDI_31
Duke pasur parasysh nevojat e patjetërsueshme të shtresave sociale të shoqërisë, sidomos tani në muajin e bekuar të Ramazanit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të braktisin organizimin e iftareve të përbashkëta luksoze dhe të begatshme, në mënyrë që mjetet e planifikuar t’i riorientojnë për qëllime humanitare.

“Në këtë funksion është edhe vendimi i kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, i cili sivjet, në vend që për iftar, të cilin e shtron tradicionalisht për funksionarët e vet më të lartë, mjetet e dedikuara për këtë qëllim do t’i destinojë për arsimimin e studentëve dhe nxënësve të familjeve ekonomikisht të rrezikuara.

Organizimi i iftareve solemne dhe të begatshme u shndërrua në një dukuri që po na largon nga qëllimet tona sociale-altruiste, që janë thellë të ngulitura edhe në strukturën religjioze të fesë sonë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Ky hap u ndërmor nga shkaku se arsimi mbetet imperativ në këto synime hyjnore. Përvetësimi i dijenisë është obligim i secilit besimtar, mashkull apo femër, thuhet në traditën tonë shpirtërore.

Ai që ka përvetësuar dijeni ka fituar një pasuri të madhe. Me investim në kuadro të reja që janë dhënë pas diturisë, e të cilët nuk kanë mundësi materiale për këtë, jemi thellë të bindur se bëjmë një hap për të fituar mëshirëndhe mirëqenien nga i Madhërishmi në këto ditë të ndritura të Ramazanit”, thuhet në kumtesë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi