Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmohet, nuk ka varrezë masive në Zhilivodë

Shko poshtë

Konfirmohet, nuk ka varrezë masive në Zhilivodë Empty Konfirmohet, nuk ka varrezë masive në Zhilivodë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 01, 2012 9:24 pm

Konfirmohet, nuk ka varrezë masive në Zhilivodë Zhilivode-kerkime-per-varreze-masive---laura-hasani
Konfirmohet, nuk ka varrezë masive në Zhilivodë

Nuk ka varr masiv në Zhilivodë të Vushtrrisë, ka konstatuar EULEX-i ekipet hulumtuese të të cilit edhe pas shumë gërmimeve nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të mbetjeve mortore të 26 serbëve, për të cilët ishte dyshuar se ndodheshin në këtë lokacion, të hulumtuar më herët edhe nga UNMIK-u.

Një i ashtuquajtur koordinator i shoqatës se familjeve me të zhdukur dhe të kidnapuar serbë të Kosovës, Millorad Trifunoviq, u ka thënë medieve lokale serbe në Mitrovicës, përfaqësuesit e UNMIK-ut më herët, por edhe të EULEX-it më vonë, se kanë burime nga tri anë, se në atë lokacion ndodhen eshtrat e 26 njerëzve.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk mund të besoj në atë që thonë tani. Pyetja ime e vetme është se nëse ata njerëz nuk janë aty, atëherë ku janë, si ka mundësi që të zhduken”, është shprehur Trifunoviq.

Sipas tij, nesër edhe zyrtarisht do të mbyllet procesi i hulumtimit në këtë lokacion, në të cilin siç tha ai kanë ndodhur shumë incidente, ndërsa i fundit ishte zjarri që kishte përfshirë gjithë sipërfaqen që gjurmohej, ndërsa shkaqet nuk dihen.

“Pas atij zjarri kanë gërmuar edhe tri ditë të tjera dhe kanë ardhur në përfundim se aty nuk ka asgjë. E gjithë ngjall dyshime të ndryshme. Ne nuk mund të besojmë, që aq shumë mjete të investuar dhe aq vjet përpjekjeje që janë bërë dhe në fund të mos ketë asgjë”, ka thënë Trifunoviq, duke shtuar se gërmimet në Zhilivodë janë ndërprerë disa herë në vitet e fundit, ndërsa si shkaqe për ndërprerjet janë theksuar kushtet e këqija atmosferike dhe rrafshimi i terrenit ku janë bërë gjurmimet.

Sipas tij, ndonëse EULEX-i vetë ka thënë se atje ndodhen mbetjet mortore të 26 njerëzve, në mesin e të cilëve edhe minatorë të Bellaqevcit, të enjten në ora 11:00 edhe zyrtarisht përmbyllet hulumtimet, do të jenë prezentë edhe përfaqësuesit e komisioneve për të zhdukurit, të Prishtinës dhe të Beogradit.

Zëri Info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi