Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe tre gazetarë në listën e ish-spiunëve Maqedonas

Shko poshtë

Edhe tre gazetarë në listën e ish-spiunëve Maqedonas Empty Edhe tre gazetarë në listën e ish-spiunëve Maqedonas

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 06, 2012 9:52 pm

Edhe tre gazetarë në listën e ish-spiunëve Maqedonas


Edhe tre gazetarë në listën e ish-spiunëve Maqedonas Dosje_981193148
Komisioni për hapjen e dosjeve në Maqedoni publikoi sot emrat e 12 ish-spiunëve të tjerë, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.
Në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror për dosjet janë nxjerrë vetëm emrat në regjistrin e personave që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, raporton Ina.
Në mesin e emrave të publikuar, por pa dosjet e tyre janë: Trendafil Ivanovski (kryetari i deritanishëm i Gjykatës Kushtetuese), Milenko Gaber (ish-drejtori i Entit për Punësim), Gjorgji Prculovski (ish-kryetari i Resnjës), Mihail Andreev ( ish-drejtor), Kire Jançev (ish-drejtor), Branko Temov, Petar Celakovski (ish-drejtor i Qendrës Kulturore Manastir), Kiro Dojçinovski (ish-deputet), Stojan Çaminski.
Në listën e publikuar janë edhe tre shqiptarë, gazetarë: Hisen Shaqiri (gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë), Rexhep Zllatku (gazetar dhe ish-ministër i Informatave) si dhe Mustafa Spahiu (gazetar në Radio Shkupi).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi