Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga:Ded Abazi -Kerkohet çdo respekt dhe nderim këtyre njerëzve, pa dallim - që besojnë apo nuk besojnë, si dhe nga ata qe besojnë ndryshe nga unë...

Shko poshtë

Nga:Ded Abazi -Kerkohet çdo respekt dhe nderim këtyre njerëzve, pa dallim - që besojnë apo nuk besojnë, si dhe nga ata qe besojnë ndryshe nga unë...   Empty Nga:Ded Abazi -Kerkohet çdo respekt dhe nderim këtyre njerëzve, pa dallim - që besojnë apo nuk besojnë, si dhe nga ata qe besojnë ndryshe nga unë...

Mesazh nga Lek Tue Aug 07, 2012 4:16 pm

Kerkohet çdo respekt dhe nderim këtyre njerëzve, pa dallim - që besojnë apo nuk besojnë, si dhe nga ata qe besojnë ndryshe nga unë...

Ka shumë njerëz të cilët janë të hapur ndaj fshehtësisë së madhe të Anës njerëzore dhe në jetë janë të lëvizur nga fuqia e dashurisë së madhe ndaj njerëzve, d.m.th ka njerëz qe nuk besojnë, apo besojnë ndryshe nga unë – por në jetë janë të udhëhequr nga fuqia e dashurisë – dashuaria buron nga vet ZOTI.

Sepse; Shpirti i Zotit frynë kudo!

Besimtarët dhe jo besimtarët, ai qe beson si unë apo ai qe beson ndryshe nga unë - duhet të kenë shumë mirëkuptim për njëri-tjetrin....

Asnjëher nuk nuk duhet që njëri-tjetrit t’ia mohojmë ekzistencën e Zotit që njeriu i beson. Sikur që besimtarët nuk mund të japin provë përfundimtare për ekzistencën e Zotit, ata vetëm e besojnë Zotin..! Po ashtu jo besimtarët nuk kanë kurrfarë prove të besueshme për pohimin që Zoti nuk ekziston – ata vetëm mund te besojnë dhe supozojnë ashtu. Zoti është NJË mister i MADH. Ai shpallet dhe shfaqet vetëm nëpërmjet besimit.

Besojmë ne ndryshe apo besojmë njëjt - si ti..., besojmë apo nuk besojmë, të gjithë jemi njerëz, njerëz të vegjël në një planet të vogël, në një fshat të vogël me emrin Tokë. KUJDES – në çfarëdo të besojmë njerëzit e kanë të të njëjtën bukë dhe e thithin të njëjtin ajër. I nxenë i njëjti diell dhe nëse bien në dashuri, verbërohen të gjithë njëjtë. Ecin nëpër të njëjtat rrugë dhe i mundojnë, kryesisht, të të njëjtat pyetje. Kur takohen nëpër udhkryqe, s’do të duhej t’i pengojnë njëti-tjetrit, por të jenë të hapur njëri ndaj tjetrit. Duhet të lidhin miqësi. T'i dëshirojnë njëri-tjetrit “rrugë të mbarë” dhe të kërkojnë bashkarisht kuptimin e mistershëm dhe të thellë të çdo gjëje që jeton dhe merrë frymë.

Besimtarët dhe jo besimtarët, janë shumë më afër njëri-tjetrit se sa mendojnë ata. Padurueshmëria dhe urrijtja është gjëja me e keqe që mund t’iu ndodh atyre. Fanatizmi religjioz është fanatizmi më fanatik dhe më i patenzot se të gjithë fanatizmat tjerë....


Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi