Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatos Klosi, trafikant armësh

Shko poshtë

Fatos Klosi, trafikant armësh Empty Fatos Klosi, trafikant armësh

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 14, 2012 4:58 pm

Fatos Klosi, trafikant armësh


Fatos Klosi, trafikant armësh 18-fatosi4

Majko kërkoi shkarkimin e tij për kontrabandë
Fatos Klosi është një nga njerëzit e njohur si trafikant armësh. Vetë Kryeministri Majko, menjëherë sapo ka marrë detyrën e tij si Kryeministër, veprimi i parë që ka ndërmarë ka qenë ai i kërkesës për shkarkim të Fatos Klosit. Majko e motivonte kërkesën e tij ndaj Klosit, për implikim në kontrabandë. Megjithëse kërkesa e tij u zyrtarizua tek Presidenti i asaj kohe, Meidani, ajo nuk mundi që të realizohej. Vetë Meidani ishte një mik i afërt me Klosin, dhe një nga propozuesit e tij për postin e kreut të SHIK. Marrëdhëniet e Majkoso me Klosin kanë qenë të ftohta dhe të tensionuara në atë kohë. PS gjatë tetë viteve në qeverisje ndryshoi tre drejtorë të Shërbimit Informativ.
"Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë kur çirren dhe vajtojnë se u zëvendësua pas tetë vjetësh, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi dhe nuk nguruan të vendosin në krye të tij, në emër të depolitizimit, anëtarin e Kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur nga shërbimet e vendit, për lidhje agjenturore me shërbime të huaja dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh, i shkarkuar nga Kryeministri Majko për kontrabandë", u shpreh dy ditë më parë Zëdhënësja e qeverisë njëherazi dhe ministre e Integrimit, Majlinda Bregu.
Ministrja Bregu kujtoi se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike. Ministrja Bregu u shpreh se, neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Bregu kujtoi se, kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. "Neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe sot ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. Stuhia histerike e zotit Rama dhe shpurës së tij kulmuan pas lirimit nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, i emëruar në janar të 2005 në këtë detyrë nga qeveria socialiste. Zoti Rama që derdh lot, këto ditë, për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Ajazi, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike", u shpreh ministrja Bregu. Ajo u shpreh se, aktualisht Shërbimi drejtohet nga zoti Visho Ajazi, një personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me një karrierë akademike dhe zyrtare ndër më të shkëlqyerat. Brugu tha se, zoti Ajazi u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të Ekselencës dhe Brain Gain-it të qeverisë shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi. "Nga viti 2009 e në vazhdim, zoti Ajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare të fushës dixhitale si: Këshilltar i Lartë Politik për mbrojtjen kibernetike pranë NATO (senior political advisor for cyber defense to NATO); koordinator kombëtar për programet FP7-ICT; dhe anëtar komiteti për FP7 -ICT pranë Komisionit Europian. Qeveria ka besim të plotë se zoti Visho Ajazi Lika, ka të gjithë integritetin, aftësitë dhe përkushtimin për të përmbushur me eficencë dhe dinjitet të plotë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, detyrën e lartë, të besuar nga Presidenti i Republikës", tha ndër të tjera ministrja Bregu.


Sigurimi i Shtetit kishte mbi 120 mijë spiunë


Sigurimi i Shtetit përgjatë 40 viteve të sundimit të tij ka pasur në vend 120 mijë informatorë. Duke pasur parasysh numrin e popullsisë së asaj kohe, i bie që afro 7% e të gjithë popullisë të ishin pjesë e Sigurimit të Shtetit. Shifrën e ka konfirmuar ish-drejtuesi i SHIK, Gazidede gjatë një interviste televizive të dhënë kohë më parë. "Pra, mbi 120 mijë informatorë dhe gjykuar se çdo informator të kishte një dosje do të mendonim se kishte rreth 120 mijë dosje. Por, duhet patur parasysh sepse mjaft raste asgjësoheshin dhe pas një periudhe. Ishin dosje që pasi mbaronte aktiviteti i informatorit, ishin dosje me afat ruajtje 10-20 vjet deri në 25 vjet. Pas kësaj periudhe asgjësoheshin. Quhej proces normal asgjësimi. Duke patur parasysh këtë proces, unë mendoj se në kohën kur unë kam qenë drejtues në SHIK, duke hequr dosjet që ishin asgjësuar, ka patur mbi 40 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit", është shprehur para disa vitesh Gazidede.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi