Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!

Shko poshtë

Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri! Empty Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 16, 2012 5:54 pm

Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!


Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri! 157544_100001399361859_980949538_n

Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri dhe i mundshëm. Ribashkimi nuk është vetëm interes nacional... por më shumë edhe ekonomik. Ribashkimi është shtylla kryesore për një komb. Për një popull të përvuajtur dhe i rrezikuar si nga okupatorët sllavë, ashtu dhe nga ndihmësit e tyre ''shqip-folës''. "Shqip-folësit'' gjithherë në historinë e shqiptarisë ishin një hije e zezë e kombit, ishin një brumë i helmuar dhe i padukshëm, që popullit i solli jo vetëm gjakderdhje sistematike... por edhe varfëri dhe rreziqe deri në zhdukje.

Kosova e sotme nuk është vullnet i popullit. Për Kosovën e sotshme, nuk u luftua. Kosova e sotme i ka rrënjët tek nacionalizmi i shfrenuar serbo-rus, që herdokur shqiptarët të ri-përgjaken, por jo vetëm kaq... por edhe t'ju përgatitet rruga e pafund deri në zhdukje. Kosova e sotme është "doktrinë titiste", e cila u gatua në kuzhinën e shovenës jugosllave, përkatësisht serbo-ruse. Kosovës së sotme ju ndërrua identiteti, ju ndërrua flamuri, ju ndërruan simbolet... dhe tentohet që çdo gjë që është shqiptare, të tjetërsohet. Kosova e sotme mund dhe është e çdokujt, vetëm e shqiptarëve jo. Aq më parë që të vetëdijesohemi... dhe do e kuptojmë që kjo që shkrova... është e vërteta e sotme, edhe aq më shpejt do i ndërpritet ky rrezik Kosovës, njëherë e përgjithmonë. Kosova do i shpëtojë kësaj mjegullnaje dhe do i ribashkohet rrënjëve, trungut dhe degëve të saj. Kosova, historikisht ishte shqiptare dhe përgjithmonë do të ngelet e tillë... Kosovën sot e tradhtoi lakmia, shantazhi i disave... dhe dredhitë e padukshme, por jo edhe të pandjeshme të serbo-rusëve dhe ndihmësve të tyre ''shqip-folës''. Shqiptarët e kanë forcën, kanë potencial të mjaftueshëm qoftë numëror... qoftë njerëzor, duke mos përjashtuar edhe forcën. Sot, në brendësinë shqiptare shihet një lëvizje, do thoja ndër shqiptare që prioritet ka ribashkimin e Shqipërisë. Kjo lëvizje... apo vetëvendosje shihet andej dhe këndej Shqipërisë Natyrale. Kjo lëvizje apo vetëvendosje për ribashkim shihet tek Aleanca Kuq e Zi, Vetëvendosja dhe tek shumë organizata andej e këndej Shqipërisë Natyrale, por edhe në diasporën shqiptare. Këto lëvizje po përkrahen nga shumica e akademikëve, intelektualëve, rinisë etj. Përkrahja kryesore është e drejta shqiptare që edhe Zoti i ka lindur e krijuar në këtë vend të bekuar, Shqipëri. Ne nuk guxojmë që të grindemi se kush është e kush nuk është për ribashkim... por t'i bashkohemi të vërtetës, t'i bashkohemi të përkushtuarve që jo vetëm fjalë, por edhe mundin e japin për ribashkim dhe bërjen e Shqipërisë Natyrale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi