Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA

Shko poshtë

Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA Empty Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 18, 2012 12:45 pm

Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA Scaled.php?server=204&filename=y1mnawlb7u68that84hhbqq

Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA

Libri" Kush i lexoi letrat e erës" i poetit Adem Zaplluzha u shkrua ditët e fundit të këtij korriku të nxehtë ku në qiejt e Kosovës,si në gjithë Europën dielli nuk lejoi kurrfarë lëvizje të erës.Por ,nuk ndodhi kështu me poetin Adem Zaplluzha.Ndërton një libër të tërë me poezi të cilat e shpërfillin përvëlimin e diellit dhe ajrin e palëvizshëm e krejt indiferent.Era fërfërin nga faqja në faqe të këtij libri e tek lexon poezitë ,patjetër një freski e magjishme të vjen e përplaset me delikatesë para fytyrës tënde.
Diku në Paris transporti i letrave të postës bëhet me tuba të ajrit të komprimuar e ashtu nën trysninë e tij letrat shpërndahen në destinacion. Por poeti ynë e përdor ndryshe këtë teknologji duke u treguar më modern.'Posta poetike"vepron lirshëm ,nuk pengohet asgjëkundi,nga kërkush,nga asnjë ideator apo analist i çdo lloi e kështu me radhë. Era i përçon zarfet kudo po ndoshta jo të gjitha lexohen .Disa nuk arrijnë në dorën që pret letrën,disa era i vërtit në turbulencat e saj e ato nuk ulen kurrë në tokë,disa mbeten mbi gjethet e pemëve e disa mjegulla e dëndur ja lag e ja prish adresën!Por dhe diku ato arrijnë.Këtë qëllim madhor e ka poeti i cili me instrumentin magjik të metaforës din edhe t'ja ndërrojë drejtimin erës.
Era ,simboli madhor i Zaplluzhës,hyn e del në faqet e këtij librit fluror si në shtëpi të vet për më tepër që atë ,erën ,poeti e ka ruajtur nëpër xhepat e kujtesës së tij që nga fëmijëria e deri në ditët tona.Këta xhepa si depozitat e Eolit mitologjik hapen me urdhër të ruajtsit të tyre,që është autori i poezive.
Adem Zaplluzha vjen me erën e modernitetit në këto poezi të reja.Ai nuk i ndahet kurrë kozmosit andej nga erërat vinë,e pastaj si ja ka ënda shtrohet tokës së Kosovës:


Loznim me erën
si me flokët e pakrehura të hënës
kur vinte mbrëmja,
i shtronim qeshjet tona në sofër
dhe darkonim copëza yjesh të fërguar.

"Ngjante që për një kokërr mollë"
Poezitë e reja të paraqitura në këtë libër vërtetojnë edhe një herë virtualitetin e poetit Zaplluzha, freskinë e përhershme që ai i sjell poezisë kosovare dhe gjithëshqiptare.Hapsirat e mendimit ndonëse shpesh mbushen me shqetësimit e poetit kosovar,përsëri gjejnë çarje dhe arrijnë të hedhin tej pikëllimin,trishtimin që për poetët modernë është i përhershëm.Shqetësimi absolut,duke qënë shpesh i pandashëm jo vetëm për poetët është dhe abstrakt por i kapshëm ,i ndjeshëm që vjen si një mjegull e padukshme por që ta lag fytyrën.

Kështu lind poezia e bukur ,tepër e ndjerë për humbjen e poetit të madh Ali Podrimja.Ja një pjesë nga poezia kushtuar Ali Podrimes:


Ndoshta prita shumë
të zbrazen fishekzjarret e poetëve
o Ali Podrimja.
Të zbrazen
Desha të jem poeti i fundit
që i kërkon hapat e tua
nëpër metropolet e poezisë.


Poeti i këndon poetit!Poezia i kërkon gjurmët poezisë!Kemi të bëjmë me shprehje të zgjedhura larg deklamacioneve të të gjitha prerjeve.
Libri i ri i poetit Adem Zaplluzha kërkon e kërkon pa u lodhur e kështu pambarimisht ai është i lidhur me zinxhirin e anktheve të jetës por stoik ai shprehet:"Kush nuk ka më shqetësime ,ai s'është më".Sentencë e guximshme jo vetëm për një poet!
Shumë tema kapen në poezi të ndryshme si ajo e Kanunit të Lekës,të kërrabës së lashtë,të një vazoje në një ballkon shtëpie në Prishtinë e shumë të tjera.


Sonte dhe retë pikojnë,
nëpër zarfet e kaltra
shihen shenjat e gishtrinjve.
Para ardhjes së fortunës
ishte një qetësi e madhe.
Kush i lexoi letrat e erës?


Me siguri lexuesi vetë do ta gjejë se kush ja lexon letrat që vinë nga era e poezisë tërheqëse e Zaplluzhës.

Fatmir Minguli
kritik letrar

Durrës 15 gusht 2012


Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA Thumbnail.php?file=adem_zaplluzha_141600989
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi