Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur rezultati i ndeshjes nuk është në plan të parë

Shko poshtë

Kur rezultati i ndeshjes nuk është në plan të parë Empty Kur rezultati i ndeshjes nuk është në plan të parë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:15 pm

Kur rezultati i ndeshjes nuk është në plan të parë

Myftar Halili, BOTA SOT
Një ditë sportive e shoqërore në Stukenbrock të Gjermanisë
Kur rezultati i ndeshjes nuk është në plan të parë Sh_b

Kur rezultati i ndeshjes nuk është në plan të parë 00%20FFSHGJ%20Kastr
Futbollistët e të dy ekipeve FC Kastrioti dhe seleksioni i FFSHGJ-së

Javën e kaluar për shkak të festës së Pashkëve në ligat amatore në Gjermani ishte javë pushimi. Këtë e shfrytëzuan udhëheqësit e FC Kastrioti nga Stukenbrocku, të udhëhequr nga kryetari i posazgjedhur Mustafë Bellaina dhe Kryesia e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani e udhëhequr nga kryetari Ruzhdi Statovci, për të zhvilluar një ndeshje revyale.
Atë ditë ishte paraparë që në terrenet shumë të bukura dhe të përshtatshme në Stukenbrock, ku ndeshjet i zhvillon skuadra shqiptare nga ky vend i vogël në Gjermani,të zhvillohet një ndeshje revyale e futbollit mes skuadrës FC Kastrioti dhe reprezentacionit të FFSHGJ-së. Zatën kjo ishte ndeshja e dytë e përzgjedhjes së FFSHGJ-së në këtë vit dhe për shkak të ndërrimit të gjeneratës në klub në disa ndeshjet e fundit janë duke munguar rezultatet. Për këtë u mendua se në këtë ndeshje përzgjedhja e FFSHGJ-së nuk do të ketë punë aq të vështirë, porse nuk doli ashtu ngase djelmoshat e seleksionuesit të posazgjedhur Rrustem Podvorica i ndihmuar nga Adem Makolli, nuk arritën të ndërprejnë serinë e humbjeve dhe kështu inkuasuan edhe një humbje që solli mjaft brenga në Kryesinë e FFSHGJ-së.
Porse atë ditë kur u zhvillua ndeshja në Stukenbrock nuk kishte vetëm fubtoll, por kishte edhe mikpritje shqiptare. Kryesia e FC Kastrioti nga Stukenbrocku, që është klubi më i organizuar shqiptar në Gjermani, klubi që ka më së shmuti aktivistë të zellshëm sportiv, u tregua se di të organizojë spektakle të tilla, siç ishte edhe në qershorin e vitit të kaluar kur për mrekulli kishte organizuar garën për Kupën e Kosovës në Gjermani. Që nga hyrja në trerrenin shumë të bukur pritje vëllazërore nga ana e klubit vendës. Lokalet e futbollistëve dhe salla ku pritej udhëheqësia e skuadrës së përzgjedhur ishin rregulluar aq mirë si askund tjetër. Kjo ishte vetëm një epizod i paratakimit, ngase mikpritja e përzemërt u tregua pas mbarimit të ndeshjes. Kur në një darkë të përbashkët shumë të begatë dhe nën tingujt e muzikës së intepretuar nga këngëtari Ibrahim Çetta u argëtuan udhëheqësitë dhe futbollistët e të dy klubeve.
Ndeshja ndërmjet skuadrës FC Kastrioti Stukenbrock dhe seleksionit të FFSHGJ-së filloi mjaft mirë. Futbollistët mysafirë në fillim kishin iniciativën dhe me disa sulme të mira e të shpejta dhanë shenjë se ndeshja do të ishte shumë intersante. Dhe kështu ngjau kur Muhamet Alijaj me një gol të bukur nga afërsia e sjell seleksionin e FFSHGJ-së në epërsi. Edhe pas golit dukej se sulmet nuk do të ndaleshin dhe krijoheshin raste pas rasti. Vetëm 7 minuta pas golit të parë futbollistët mysafirë arritën të fusin topin në portën e vendësve porse gjyqtari i takimit nga pozita që ishte nuk ka arritur ta vërejë këtë dhe natyrisht në rast të tilla, që këtu në Gjermani janë shumë të shpeshta (ndeshjet udhëhiqen vetëm nga një gjyqtar) ai nuk e pranoi golin.
Pas kësaj vendësit sikur morën diçka më shumë nga iniciativa dhe jo vetëm që barazuan rezultatin përmes Hasan Thaçit, porse arritën që edhe më dy gola të tjerë të shënuar nga Bardhyl Konxheli e Edmond Berisha të kalojnë në epërsi më 3:1. Në minutat e fundit të pjesës së parë të takimit seleksioni i FFSHGJ edhe me një gol të Muhamet Alijajt dhe një të Naser Ilazit arriti të barazojë rezultatin në 3:3, më të cilin edhe ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë në ekipin e FFSHGJ-së u bënë dy ndërrime në formacion kurse në ekipin vendës më shumë ndërrime dhe nga kjo do të duhej që të binte cilësia e lojës së treguar. Lëre që kjo nuk ndodhi porse në këtë pjesë të lojës FC Kastrioti ishte skuadër më e mirë dhe edhe me dy gola tjerë të shënuar nga Sokol Sahiti e Orhan Berisha arriti të mbyllë takimin me fitore të merituar me rezultat 5:3.
Pas mbarimit të lojës futbollistët e të dy ekipeve dhe kryesitë e klubeve u takuan në darkë të përbashkët, ku u tregua mikpritja shqiptare, që një gjë e tillë rrallë mund të shihet në mjediset tona jo vetëm në diaporë por as në atdheun e këtyre futbollistëve dhe aktivistëve të sportit që këtu vijnë nga mjedise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Darka e bollëshme dhe gatishmëria për të krijuar një atmosferë festive e klubit vendës kishin bërë që atë natë enkas për sportistët të këndojë këngëtari i njohur Ibrahim Çeta, i cili me shumëllojshmërinë e interpretimit të zhanreve të ndryshme muzikore argëtoi të pranishmit deri në orët e vona të natës.
Nga një mikpritje e tillë dhe nga një organanizim çfarë e bëri me këtë rast FC Kastrioti në Stukenbrock u dëshmua se ndër të rinjtë shqiptarë këtu që luajnë në klubet shqiptare në Gjermani nuk është qëllim i parë rezultati porse krijimi i shoqërive dhe miqësive të reja. Dhe pikërisht kjo gjë arrihet me organizime të tilla çfarë bëri FC Kastrioti në Stukenbrock.
Në fund të këtij takimi u falënderuan Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së dhe Mustafë Bellaina, kryetar i FC Kastrioti në Stukenbrock.
Pos kësaj atë mbrëmje në Stukenrbock u mbajt edhe mbledhja e Kryesisë së FFSHGJ-së, ku u shqyrtuan përgatitjet për mbajtjen e garës së sivjeme për Kupën e Kosovës në Gjermani e cila do të mbahet më 20 e 21 qershor 2009 në Ludwigsburg, ku krahas FFSHGJ-së bashkorganizatore do të jetë edhe KF Drita-Kosova.
FC Kastrioti – Seleksioni i FFSHGJ-së 5:3
Ndeshja u zhvillua në Stukenbrock (terreni Am Hallenbad).
Shikues rreth 200.
Golat i shënuan: Thaçi, Konxheli, E. Berisha, Sahiti dhe O. Berisha (FC Kastrioti) dhe Alijaj dy e Ilazi (FFSHGJ)
Ndeshjen e udhëhoqi gjyqtari Klaus-Peter Brand.
FC Kastrioti: Luma, Xhemajli, Sedat Mehmeti, Sylejman Mehmeti, O. Berisha, Thaçi, Preniqi, Haliti, Pajaziti, Statovci dhe Koxheli. Luajtën edhe Sahiti e Zariqi.
Trajner: Bernd Gorski.
Seleksioni i FFSHGJ-së: Mustafi, Jahaj, Ilazi, Toski, Derguti, K. Dervishi, Kastrati, Alihajdari, Alijaj, B. Dervishi dhe Arifi. Luajtën edhe Bauta e Abazi.
Trajnerë: Rrustem Podvorica e Adem Makolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi