Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri, festojnë Fiter Bajramin

Shko poshtë

Besimtarët myslimanë në Shqipëri, festojnë Fiter Bajramin Empty Besimtarët myslimanë në Shqipëri, festojnë Fiter Bajramin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 19, 2012 11:51 am

Besimtarët myslimanë në Shqipëri, festojnë Fiter Bajramin


Besimtarët myslimanë në Shqipëri, festojnë Fiter Bajramin Fiter_Bajrami1
Festohet sot në të gjithë vendin festa e Fitër Bajramit. Në kryeqytet besimtarët myslimanë janë mbledhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer ceremoninë fetare të ritit islamik.Pas kësaj ceremonia besimtarët shtrojnë në shtëpitë e tyre drekën e përgatitur për këtë festë, ndërsa të afërmit urohen me vizita tek njëri-tjetri.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri, festojnë Fiter Bajramin Fiter%20Bajrami2

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Ky emër vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfërit, për ta festuar së bashku këtë festë.
Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.


Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit shtroi para dy ditësh Iftar për besimtarët myslimanë, ku mblodhi drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Dje Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça uroi nga selia e KMSH-së të gjithë besimtarët për festën e Fietr Bajramit.

Basha uron besimtarët për festën e Fiter Bajramit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit. Z Basha vlerëson sakrificën e atyre që kanë agjeruar, si një gjest, nga i cili të gjithë mund të mësojmë.
“Koha kërkon sakrificë dhe solidaritet nga secili prej nesh, për më të vegjëlit, më të moshuarit, për ata që kanë më shumë nevojë. Mesazhi i Fiter Bajramit është inkurajues dhe na mbush të gjithëve me shpresë për të nesërmen që do të jetë më e bukur dhe më e begatë për Tiranën dhe qytetarët e saj” thuhet në urimin e kryebashkiakut të Tiranës.


NISHANI: TË RUAJMË BASHKËJETËSËN FETARE
Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka uruar sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, duke u shprehur se ndjehet i ndëruar për urimin e parë si President.
“Ky është një rast për të festuar kur myslimanët bashkohen. Uroj për më shumë paqe, tolerancë, harmoni,begati e shënde”, thuhet në mesazhin e tij.
Presidenti theksoi më tej se populli shqiptar duhet të ruajë më tej vyrtytet e tij njëri prej të cilëve është bashkëjetesa dhe harmonia mes besimeve fetare. “Populli ynë ka një nga virtytet e mëdha, bashkëjetesën fetare. Të ruajmë besimin, ta përmirësojmë në raport me njeri-tjetrin”, shtoi ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi