Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së

Shko poshtë

Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së Empty Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 21, 2012 3:51 pm

Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së


Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së Selimi-21g
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, nuk dëshiron që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.Selimi thotë që dy partitë nuk janë trashëgimtare të vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rexhep Selimi nuk dëshiron që shokët e tij nga AAK-ja të bëjnë gabim. Ai nuk donë që ata t’i bashkohen Partisë së Hashim Thaçit, pasi ata do të humbnin keq.

“Nëse e bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë gabim, atëherë ky gabim do të jetë i dyfishtë për ta”, thotë Selimi.
Selimi thotë se AAK-ja pushtetin duhet ta kërkojë në një mënyrë tjetër e jo nga Thaçi


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të duhej ta kërkonte pushtetin nga qytetarët e jo nga qeveritarët, por sidoqoftë unë po i jap vetës atë të drejtë që të besojë se AAK-ja, nuk do ta bëjë këtë gabim shumë të madh edhe për vendin, por edhe për subjektin e tyre politik”, ka thënë Selimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi