Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shpëtojë kush të shpëtojë! Rikthehet kriza greke

Shko poshtë

Të shpëtojë kush të shpëtojë! Rikthehet kriza greke Empty Të shpëtojë kush të shpëtojë! Rikthehet kriza greke

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 23, 2012 3:57 pm

Të shpëtojë kush të shpëtojë! Rikthehet kriza greke


Të shpëtojë kush të shpëtojë! Rikthehet kriza greke 0,,15259514_7,00

Pushimet e verës mbaruan - Greqia rikthehet në fokusin e BE-së
Shumë evropianë e kanë cilësuar Greqinë si të pashpresë. E megjithatë kryeministri Samaras sërish përpiqet të arrijë kushte më të mira për paketën e ndihmave.

Kohës së lirë në Evropë po i afron fundi dhe me kthimin e pushuesve nga pushimet e verës po kthehet edhe kriza e eruos. Tema e Greqisë do të dominojë sërish agjendën në ditët dhe javët e ardhëshme. Të mërkurën (22.08.2012)shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker qëndroi në Athinë. Atje ai bisedoi me kryeministrin grek Antonis Samaras mbi hapat që duhen ndjekur për konsolidimin e vendit. Këto masa sipas opinionit në përgjithësi lenë mjaft për të dëshiruar. Por mendimet janë në ndryshme lidhur me atë, se nëse ka të bëjë kjo me programin rigorz të kursimeve, që i zë frymën ekonomisë, siç mendon Samaras, apo me mungesën e zellit të Greqisë, që është vetë përgjegjëse për gjendjen e krijuar. Samaras megjithatë përpiqet që nëpërmjet Juncker-it të arrijë që donatorët t'i bëjnë lëshime Greqisë. Madje luksemburgasi shpreh një farë mirëkuptimi për këtë kërkesë të Greqisë, siç ka lënë ai vet herë pas here të nënkuptohet.

Turi i Samaras-it në Evropë

Ky nuk është i vetmi takim me politikanë drejtues evropianë për kryeministrin grek. Një takim disi më komod duhet të jetë për Samaras-in bisedimi të shtunën e ardhëshme në Paris me presidentin francez François Hollande. Ky i fundit synon luftimin e krizës përmes rritjes ekonomike dhe mund të jetë i gatshëm edhe për një ndihmë të mëtejshme për Greqinë. Samaras do ta ketë shumë më të vështirë takimin të enjten (22.08.2012)në Berlin me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. Terrenin për këtë takim ai e përgatiti përmes një interviste dhënë gazetës bulevardeske gjermane "Bild" të mëkurën (22.08.2012). Në këtë intervistë ai paralajëmron nga trazirat sociale dhe nga një krizë e paparë deri më sot e demokracisë në vendin e tij, në rast se Greqisë nuk "i lihet të marrë frymë", çka do të thotë: nuk i jepet "më shumë kohë" për zbatimin e reformave. Ai u sjell gjermanëve në kujtesë historinë e tyre dhe për t'i theksuar kërkesat e tij thotë: "Në fund mund të ndodhë si në Republikën e Vajmarit".

Sërish tone më të buta nga Berlini

E megjithatë Samaras e ka të qartë klimën e nervozitetit në koalicionin qeverisës të Berlinit dhe në radhët e popullsisë gjermane. Shprehimisht ai bën të qartë, se nuk ka kërkuar më shumë para, por "vetëm" me shumë kohë. Më shumë kohë do të thotë tek e fundit edhe më shumë para, sepse në njëfarë mënyre duhen mbushur boshllëqet financiare. Disa politikanë gjermanë gjatë verës janë treguar mjaft të ashpër lidhur me çështjen e Greqisë. Zëvendëskancelari Philipp Rösler i partisë liberal-demokrate(FDP)është shprehur, se dalja e këtij vendi nga unioni monetar "prej kohësh nuk ka më efekt tronditës", dhe ministri bavarez i financave Markus Söder donte që Greqia të "bëhej si shembull". Sidoqoftë tashmë koalicioni në përgjithësi po tregohet më i butë në çështjen e Greqisë. Disa lëshime të vogla duket që janë planifikuar tashmë, siç ka lënë të nënkuptohet p.sh. ministri i Jashtëm Guido Westerwelle ndryshe nga sa është shprehur kolegu i partisë së tij Rösler. Po forcohet gjithnjë e më shumë përshtypja se nuk është më fjala vetëm për Greqinë, por që vet euro po vihet në pikëpyetje dhe që me shpërbërjen e unionit monetar Gjermania mund të humbasë shumë.

Front i përbashkët nga Vjena dhe Helsinki


Gjermania është vendi më me influencë në të gjithë pokerin e fondeve të shpëtimit, ndaj nëse Samaras ia del që të gjejë sado pak mirëkuptimin e kancelares, kjo do të ishte për të arritje e madhe. Por nga ana tjetër në disa vende më të vogla të eurozonës ka rezistencë më të fortë. Ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelegger javën e kaluar në intervistë për gazetën "Kurier" duke pasur parasysh Greqinë u shpreh: "Ne na duhet mekanizmi, që të mundësojë daljen e dikujt nga unioni monetar. Nëse do të ekzistonte ky rregull, atëherë do të duhej të kishim nxjerrë konseguencat." Homologu i tij finlandez Erkki Tuomioja i tha javën e kaluar gazetës britanike "Daily Telegraph" gjithashtu se "duhet të jemi të hapur ndaj mundësisë së dështimit së euros." Madje ai shkoi edhe më tej duke shtuar, se eventualisht "BE-ja mund të funksionojë më mirë" pas një shpërbërjeje të unionit monetar. Edhe pse pas të tilla deklaratash pasojnë përgënjeshtrimet dhe relativizimet, kjo tregon se sa i madh është zhgënjimi në radhët e vendeve donatore.

Në mënyrë indirekte edhe Karlsruhe vendos për Athinën

Vendimi nëse do t'i bëhen lëshime Greqisë apo nëse rubineti financiar do të mbyllet nuk pritet së shpejti. Qeveritë fillimisht do të presin publikimin në shtator të raportit të troikës së përbërë nga BE-ja, Banka Qendrore Evropiane (BQE)dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ajo çka është edhe më e rëndësishme në kontekstin e të gjitha përpjekjeve për shpëtimin e euros është vendimi që pritet më 12 shtator i Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë. Kushtetuesja në Karlsruhe do të shqiptojë vendimin lidhur me ankesat e parashtuara kundër mekanizmit për shpëtimin e euros ESM dhe paktit fiskal. Parashikohet që gjykata të mos shprehë rezerva parimore kundër këtyre dy projekteve. Në rast të kundërt, siç shprehet eurodeputeti kristiansocial Markus Ferber, shumë shpejt euro mund të marrë fund. Në samitin e tetorit kryetarët e qeverive dhe të shteteve mund të vendosin, nëse Greqia përfundimisht do të lihet nëmëshirë të fatit, apo do të vazhdojnë ndihmat për të. Siç ka treguar përvoja deri më sot të tilla vendime nuk janë radikale, por shpesh ato janë më shumë kompromise që lenë hapësira veprimi.

Rezerva në Bankën Qendrore Evropiane

Një tjetër aktor vazhdon të qëndrojë në prapaskenë si shpëtimtari i fundit apo i parafundit i monedhës së përbashkët. Këtij shpëtimtari as që i duhet të justifikohet në parlament dhe praktikisht ai ka në dorë mjete të pakufizuara financiare: kjo është Banka Qendrore Evropiane. Presidenti i saj Mario Draghi në fund të korrikut sërish u shpeh, se banka është e gatshme "të bëjë ç'është e mundur për ruajtjen e euros". Kjo mund të realizohet p.sh. përmes blerjes së bonoreve të thesarit nga shtetet në krizë. Shumë politikanë gjermanë të financave kritikojnë duke e konsideruar financimin e shteteve si nxitës të inflacionit përmes hedhjes së banknotave në qarkullim dhe se BQE-ja i tejkalon kompetencat e veta. Ka të tjerë që mendojnë, se për aq kohë sa qeveritë nuk veprojnë, bankës nuk i mbetet tjetër veçse të mbrojë euron. DW
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi