Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aida Shtino: Babai i Nazimes na solli fotot kur u zhduk

Shko poshtë

Aida Shtino: Babai i Nazimes na solli fotot kur u zhduk Empty Aida Shtino: Babai i Nazimes na solli fotot kur u zhduk

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 24, 2012 8:24 pm

Aida Shtino: Babai i Nazimes na solli fotot kur u zhduk

Nga: KLODIANA LALA, ERALDO REXHO

Aida Shtino: Babai i Nazimes na solli fotot kur u zhduk 57348_7

TIRANE- Nazime Visha, vajza e cila këmbëngul se ekzekutoi përdhunuesin e saj, Fiqiri Muça, për shkak se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për të shpëtuar nga "persekutimi" seksual, ka qenë një ndër rastet që ka përfunduar në emisionin "Njerëz të Humbur". Në maj të 2012-ës, kur Nazimja ishte larguar pa gjurmë nga shtëpia, babai i saj, Beqir Visha iu drejtua zyrës së gazetares Aida Shtino, që ta ndihmonte për të gjetur të bijën, për fatin e së cilës nuk dinte asgjë.

Por ndërsa pritej që në program të prezantohej rasti i zhdukjes së vajzës nga Malvilëza, fshat që ndan Tiranën me Burrelin, drejtuesja e programit, Shtino ishte e detyruar ta anulonte, pasi ishte njoftuar nga policia se vajza ishte gjetur. Në një prononcim për "GSH", drejtuesja e "Njerëz të Humbur", Aida Shtino, pohoi se babai i vajzës kish bërë në mëngjes një denoncim për zhdukjen e vajzës, por ky rast nuk u prezantua në televizion.
"Babai i Nazimes erdhi në zyrat tona për të denoncuar humbjen e së bijës pak përpara mesditës dhe me të marrë këtë sinjal stafi filloi punën për gjetjen e saj, por historia nuk u bë publike për shkak se në mbrëmje, para se programi të fillonte, burime të policisë raportuan gjetjen e saj", - tha gazetarja Shtino. Në fakt, ishte Nazimja, e cila pohoi nga burgu gjatë një interviste për "GSH", se në kohën kur Fiqiri Muça e kishte rrëmbyer dhe e mbante peng në malet e Bulqizës dhe Burrelit, familjarët e saj e kishin kërkuar përmes emisionit "Njerëz të Humbur".
Pyetjes se si u ndje kur mësoi për rrjedhën që mori historia e Nazimes, gazetarja Aida Shtino i është përgjigjur: "Kur u ktheva nga pushimet dhe mësova për ngjarjen e rëndë, pata njëfarë shoku, sepse nuk e mendoja që gjërat mund të shkonin deri këtu. Atë ditë kam pasur edhe një mbledhje me gazetarët e emisionit dhe e kemi diskutuar sërish si rast. Si erdhi në redaksi dhe faktin që s'u prezantua në program live", - ka thënë Shtino.

Nazime Visha u zhduk pa gjurmë në muajin maj dhe për 12 ditë dhe familjarët e saj nuk dinin asgjë për fatin e 18- vjeçares. Vajza bëri një denoncim në policinë e Burrelit ndaj kunatit të motrës së saj, Fiqiri Muça, 45 vjeç, duke e denoncuar për rrëmbim. Por, nuk vonoi dhe e reja u tërhoq nga denoncimi, duke u shprehur se "ishte larguar me dëshirë". Vetëm pasi ekzekutoi babain e pesë fëmijëve para shtëpisë së xhaxhait të saj në Krrabë të Tiranës, Nazime Visha u tha hetuesve se ishte përdhunuar për katër vite me radhë nga viktima dhe se ishte tërhequr në maj nga denoncimi për rrëmbim, pasi e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë. Tashmë, Nazime Visha ndodhet në qelitë e paraburgimit nën akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Gjykata caktoi ndaj Vishës masën e sigurisë "arrest me burg" për 30 ditë, kohë gjatë së cilës prokuroria duhet të sigurojë prova të forta për fajësinë e saj në krim, pavarësisht faktit se e reja këmbëngul se është ajo vrasësja e Muçës.

(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi