Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:ZGJOHU PRIZREN KTHE KRENARINE

Shko poshtë

Agim Gashi:ZGJOHU PRIZREN KTHE KRENARINE Empty Agim Gashi:ZGJOHU PRIZREN KTHE KRENARINE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 8:24 pm

Agim Gashi:ZGJOHU PRIZREN KTHE KRENARINE 555509_10151036516519077_1796637889_n

Agim Gashi:ZGJOHU PRIZREN KTHE KRENARINE

O Prizren vend i bekuar
Hije e zezë t´ka ra ksaj vere,
Tu e t´vjedhë e tue t´plaçkitë
Krenarinë ta vunë pas dere.

Kalaja jote po rri mrrolur
“Lidhja e Przrenit” qan me lot´,
Çfarë udhëheqje ta kan servue
Krenarinë ta vranë Ty sot.

Prizeren o i bukri vend
Ngrite koken e zgjohu nga gjumi,
Nuk durohen të pandershimt
Zgjohu se të mori lumi.

Prizeren moj krenaria e Arbërit
Pse më dridhesh nga trishtimi,
Ne po e lusim Zotin e Madh
Me tu kthye prap bekimi.

Me të ardhë prap n´Ty hareja
Lutemi ne natë e ditë,
Por me njerz n´ball që i ke sot
Kot po lutemi, kot jemë tue pritë.

Zgjohu e shporri këta njerz katila
Që t´kanë vra e të kanë helmue,
Vej në ball´ bijt e tu t´mirë
Dhe nisja këngës prap me këndue!


24.08.2012
Düren A.G.


Agim Gashi:ZGJOHU PRIZREN KTHE KRENARINE 417400_515445978470584_817689484_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi