Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Nishani viziton Famullinë e Binçës

Shko poshtë

Presidenti Nishani viziton Famullinë e Binçës Empty Presidenti Nishani viziton Famullinë e Binçës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 31, 2012 1:48 pm

Presidenti Nishani viziton Famullinë e Binçës


Presidenti Nishani viziton Famullinë e Binçës Pres-nishani-2
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani së bashku me delegacionin zyrtar vizituan sot pasdite Famullinë e Binçës ku u pritën nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, nga Dom Lush Gjergji dhe nga shumë banorë vendas, të cilët kishin dalë për të përshëndetur Kreun e Shtetit shqiptar.

Pasi u takua përzemërsisht me qytetarët dhe drejtuesit fetarë, Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë vizituan Kishën katolike të Binçës, të shoqëruar nga Dom Lush Gjergji, i cili foli për historikun e famullisë, ku janë shënuar fillesat e shërbesës fetare të humanistes së madhe shqiptare, Nënë Terezës, ku prehet përjetësisht edhe Ipeshkvi i shquar Imzot Mark Sopi si dhe për përhapjen e fesë katolike në këto vise, fe, e cila në ditët e sotme numëron rreth 10 000 besimtarë të devotshëm anembanë Kosovës.

Presidenti Nishani viziton Famullinë e Binçës Pres-nishani-zonja-pare-odeta-famullia-binces

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti Nishani theksoi:

“Të nderuar shërbyes të këtij vendi të Zotit!

Së pari ju falenderoj për mikpritjen vëllazërore! Është kënaqësi për mua që vizitën time si President i Shqipërisë në Kosovë të bëj edhe këtë ndalesë, në këtë vend ku predikohen mesazhet e Zotit, mesazhet e paqes, mesazhet e dashurisë për njëri-tjetrin, të respektit dhe të kulturës. Për mua është një kënaqësi të shoh pjesë të rëndësishme të kulturës kombëtare të Kosovës këtu në këtë vend. Njëkohësisht dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për kontributin tuaj në ruajtjen e këtyre vlerave.

Është një virtyt i lashtë, por edhe bashkëkohor sot i shqiptarëve kudo ku jetojnë: në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Preshevë, në diasporë – harmonia fetare, bashkëjetesa. Është një vlerë, e cila është trashëguar brez pas brezi përmes sakrificave, përmes kontributeve, përmes vështirësive. Ne, në historinë tonë të fillimit të kombit, por edhe të besimit kemi shembuj të shkëlqyer që i kanë shërbyer njerëzimit.

Jam i lumtur që jam në një vend ku edhe Nëna Terezë ka nisur ushtrimin e detyrës së saj dhe rrugëtimin e madh të shërbimit ndaj njerëzimit. Edhe njëherë ju uroj të jeni mirë, ju, të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, të gjithë besimtarët tuaj! Përhapja e mesazheve të paqes, përhapja e mesazheve të harmonisë janë vlera dhe kontribute të mëdha të njerëzimit dhe ju që i përçoni këto keni vlera të mëdha dhe ne ju jemi mirënjohës duke ju falenderuar!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi