Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Rama nuk interesohet për zgjedhjet, nxjerr në bursë listën e kandidatëve për deputetë

Shko poshtë

Edi Rama nuk interesohet për zgjedhjet, nxjerr në bursë listën e kandidatëve për deputetë Empty Edi Rama nuk interesohet për zgjedhjet, nxjerr në bursë listën e kandidatëve për deputetë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 2:31 am

Edi Rama nuk interesohet për zgjedhjet, nxjerr në bursë listën e kandidatëve për deputetë

Të preferuarit e kryesocialistit, biznesmenët dhe “të rinjtë”. Shfaqen përplasjet e para me Vangjush Dakon dhe Erion Veliajn

TIRANE – Kryetari i PS-ës ka nxjerrë në ankand renditjen e kandidatëve për deputet të PS-ës, sipas qarqeve. Burme brenda selisë socialiste, ndërsa konfirmojnë se Edi Rama, nuk do e lëshojë bashkinë, për pasojë nuk do të kandidojë vet për deputet, ka shpallur “jo zyrtarisht” në “bursë”, kriteret, që duhet të plotësojnë kandidatët ëpr kandidatë për deputetët në listat për çdo qark.
Me kësaj morie “gjetjesh” të Edi Ramës, nuk ka se si të mos shtohen pakënaqësitë në radhët e anëtarësisë së kësaj partie, apo edhe aleatëve. Viktimat më të fundit të Edi Ramës, pas ballafaqimit me pakënaqësitë më të fundit, kanë qenë Vangjush Dako, kryetari i bashkisë së Durrësit dhe Erion Veliaj, kreu i G 99-ës.

Kriteret e Edi Ramës për deputet-kandidatët
Sipas burimeve të selisë së PS-ës, mësohet se, tashmë është fakt, që Edi Rama, nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetët të PS-ës. Në këto kushte, ai ka “themeluar” bursën për kandidatët për kandidatë për deputetët të PS-ës, ku si qëllim të vetin ka shpallur, jo fitoren e zgjedhjeve, por ruajtjen e kontrollit mbi partinë, duke “shitur” vendet “vakant” për deputetët e ardhshëm të PS-ës, por pa pasur guximin të lëshojë bashkinë e Tiranës.
Burime të njëjta brenda selisë së PS-së, saktësojnë se ndër kriteret që sipas kreut të PS-së, duhet të plotësojnë kandidatët për kandidatë për deputetë të kësaj partie, janë ata “financiarë” për përballimin e fushatës elektorale nga njëra pjesë e kandidatëve për kandidatë, si edhe ai “i lidhjeve të forta” me vetë Edi Ramën që duhet të plotësojë pjesa tjetër e kandidatëve për kandidatë për deputetë të PS-së.
Për sa i përket kriterit të parë, “financiar”, mësohet se Edi Rama ka piketuar si emra të mundshëm kandidatësh, biznesmenë që prej vitesh, nga pozitat e kryebashkiakut i ka pasur edhe “bashkëpunëtor” dhe që tashmë ka zgjedhur t’u kthejë nderin, duke ju “shitur” nga një karrige parlamentari.
Pjesa tjetër e kandidatëve që duhet të plotësojnë kriterin tjetër, atë “të lidhjeve të forta” me vetë Edi Ramën, është shndërruar në një “mollë sherri” mes “të vjetërve” e “të rinjve”, kur ndërsa të parët ndjehen të harruar, pse jo edhe të frikësuar pse nuk do të jenë në lista e kandidatëve, të dytët, ndjehen të sigurt dhe sfidues, kur shihet se janë shndërruar në “ikona” të “politikës së re” të PS-së.

Grindjet dhe sherret zgjerohen gjeografikisht
Sherret që në këtë prag fushate elektorale nuk po in ndahen PS-ës, po zgjerohen gjeografikisht. Ditët e fundit ky sherr, ku si zakonisht ka për protagonist kreun e PS-ës, Edi Rama, është zhvendosur në Durrës. Pjesë e fyerjeve dhe sharjeve të Edi Ramës, që e ka këtë si “stil” të bashkëpunimit të tij, ka qenë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Ecja normale e procesit të shpërndarjes së pasaportave elektronike në Durrës, duket nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, i cili nëpërmjet fjalorit të tij sharës e fyers ka sulmuar kryebashkiakun e Durrësit, pas një ankese me SMS që kishte mbërritur në celularin e Edi Ramës për këtë problem.
Pas kësaj, mësohet se Vangjush Dako ka kërkuar të ngushëllohet duke i telefonuar Erion Veliajt të G 99-së, por, nga një telefonatë tjetër që Veliaj ka pasur me Ramën, kreu i PS-së nuk ka kusyer “fjalët e fundit të fjalorit” as nga ndaj aleatit të tij kryesor të koalicionit zgjedhor.
Si zakonisht, nën argumentin “se prijësi ka gjithmonë të drejtë”, Erion Veliaj, nuk ka bërë asgjë më shumë se sa të gëlltisë ofendimin e radhës nga Edi Rama.
Më herët, sherret e Edi Ramës me drejtues të tjerë të PS-së, kanë qenë edhe më të shpeshta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi