Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zonja e Parë e vendit rrëfen jetën e familjes presidenciale

Shko poshtë

Zonja e Parë e vendit rrëfen jetën e familjes presidenciale Empty Zonja e Parë e vendit rrëfen jetën e familjes presidenciale

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 07, 2012 6:55 pm

Zonja e Parë e vendit rrëfen jetën e familjes presidenciale




Zonja e Parë e vendit rrëfen jetën e familjes presidenciale Largea_odeta-nishani-71347011907
Njohja me zotin Nishani, ceremonia e martesës, shtëpia e parë dhe vështirësitë e të qenit një bashkëshorte, nënë, grua dhe amvisë. Gjatë kësaj interviste ajo shprehet në lidhje me jetën e saj para dhe pasi Nishani është shpallur President ndërsa nënvizon se jeta familjare nuk ka ndryshuar.

Në lidhje me mendimin që ajo ka për ish-zonjat e mëparshme, ajo përgjigjet se secila prej tyre ka pasur profilin e saj, por zonja Berisha në gjykimin e saj ka pasur dimension më të plotë dhe më aktiv.

Në këtë rrëfim ajo flet edhe për njohjen me Nishanin.

"Bashkë për herë të parë jemi takuar në Durrës në verën e vitit 1992. Unë në atë kohë isha në vitin e katërt të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ndërsa Bujari ishte pedagog në Akademinë Ushtarake. U martuam në tetor të vitit 1994. Dasma ka qenë tradicionale, domethënë zgjati dy net. Atëherë ishte vështirë për ambiente dhe veshje (kam parasysh fustanin e nuses). Mbaj mend që për gatimet u angazhuan shumë gra të pallatit, por çdo gjë shkoi shumë mirë.Pasi u martuam ne kemi jetuar për pak vite në një shtëpi 1-katëshe përballë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila na u kthye si pronë ato vit", është shprehur zonja Nishani.

Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani është nëna e dy fëmijëve Fiona dhe Ersi, si edhe vajza e Shegushe dhe Ali Kosovës. Babai i saj vjen nga një familje tregtarësh nga Kosova, të vendosur në qytetin e Durrësit në vitin 1905, ndërsa nëna vjen nga familja Karaosmani, gjyshi i së cilës ishte një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, si dhe Ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Ismail Qemalit. Elbasani është vendi, në të cilin Znj.

Nishani u rrit dhe kreu arsimin e mesëm të përgjithshëm në shkollën “Dhaskal Todri”. Më pas Zonja e Parë, Odeta Nishani u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës si “Inxhiniere për Ndërtime Civile dhe Industriale” në vitin 1993. U martua me zotin Bujar Nishani në vitin 1994. Znj. Nishani e nisi karrierën e saj profesionale në Akademinë Ushtarake si Drejtuese Investimesh, duke vijuar më tej në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, si Inxhiniere Ndërtimi dhe Konstruktore për një periudhë 10-vjeçare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi