Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje

Shko poshtë

Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje Empty Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 09, 2012 12:13 pm

Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje

Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Ah! Vëlla poet

Voto t' ardhmën e Shqipërisë

a ka më bukur
se muzikë e poezi
gramatikë e melodi
aty këtu një ë
në harresë
një notë elegante
Operë me ë
simfoni pa te

Aparteidi ishte aty
Diferencim
e quanim

Poezia ime
varg i vuajtjeve shqiptare
autobiografia e Atdheut tim

Njeri, mos e vidh emrin tënd
në tragjedinë Dardane
Ti luftetar i lirisë
ruaje emrin në pastërtinë shpirtërore
Ti qytetar
voto t' ardhmën
e SHQIPËRISË


musa jupolli,paris,08/09/2012

~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Musa Jupolli§Mentor Thaqi:Dialog me vargje 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:ISON, MË MBAJË, POET

më mbajë ison
vëlla poet,
dua t´ia marr
gjanë e gjatë
këngës
në zbrazje t´brengës

nga
dhe kah jemi nisur
e dijmë,
kah po shkojmë
mbetet enigmë,
apotheozë
e t´panjohurës
së keqnjohur
që shpirtin
ka ftohur

më mbajë ehon
të zbrazë mllefin,
vëlla poet,
kur t´marr jehun
e t´thyej tehun
e vettherjes
n´lëndim t´jetëmjerës

ah, poet
po e sheh dhe vet,
hapin sa vrapin
dhe s´po zëmë taktin

më mbajë ison
t´lutem,
të vras shëmtinë
pa dhëmbje
me varg kënge

ison,
ison më mbajë
poet,
qebesa
ti je dhimbja
vet
që therë tët jetë

Mentor Thaqi VS., 08.09.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi