Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita këndon dhe qan në Prishtinë (Video)

Shko poshtë

Rita këndon dhe qan në Prishtinë (Video) Empty Rita këndon dhe qan në Prishtinë (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 09, 2012 1:01 pm

Rita këndon dhe qan në Prishtinë (Video)


Rita këndon dhe qan në Prishtinë (Video) Largea_rita-new1347178641
Rita Ora, pas ardhjes në Kosovë, ka vazhduar me xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë. Pasi që ka bërë xhirime në një kamionetë, Rita ka vërshuar në orët e mbrëmjes qendrën e Prishtinës, ku para obeliskut të pavarësisë New Born ka bërë xhirime para më shumë se 20000 të rinjve prishtinas, të cilët bllokuan rrugën për ta pritur yllin shqiptarë.

Rita pasi është hipë mbi obelisk disa herë ka tërhequr vërejtjen duke thënë se mos “ta bëjnë për të qarë sepse ka një klip për ta xhiruar”. Por, këngëtarja nuk ka mundur të durojë pa shpërthyer në vaj.

Megjithatë, Rita ndoshta edhe pa lejen e menaxhmentit të saj, ka kënduar edhe të obelisku por edhe në klubin “Zone Club” në Prishtinë, vetëm për hirë të adhuruesve të saj.

Se Rita ka qenë aq shumë e mallëngjyer me ardhjen e saj në Kosovë, tregojnë komentet e saj në Twitter.

“Jam në Kosovë. Është e pabesueshme. Do të bëj videoklipin më të mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar Rita përderisa ka lansuar edhe fotografi të ndryshme.

Në fund të krejt kësaj Rita i ka argëtuar adhuruesit e saj edhe duke vallëzuar pak valle të Shotës përderisa publiku është ndezur me duartrokitje.







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi