Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më krenar për Shaqirin, se sa për të shiturit e Tiranës

Shko poshtë

Më krenar për Shaqirin, se sa për të shiturit e Tiranës Empty Më krenar për Shaqirin, se sa për të shiturit e Tiranës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 11:28 am

Më krenar për Shaqirin, se sa për të shiturit e Tiranës


Më krenar për Shaqirin, se sa për të shiturit e Tiranës Largea_krenar-me-shaqirin1347400071
Shqipëria humbi me meritë ndeshjen me Zvicrën, duke shuar dhe stuhinë patriotike të nxitur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i cili i hodhi benzinë një zjarri primitive mes shqiptarëve. Xherdan Shaqiri, futbollisti i shquar shqiptar i Bajernit të Munihut shënoi i pari golin kundër ekipit shqiptar, duke ruajtur standardin e tij si një lojtar perëndimor . Edhe pse për ne ishte një gol i dhimbshëm, stuhia ‘patriotike” kundër tij është një turp për të cilin duhet ti kërkojmë ndjesë. Kombëtarja shqiptare e futbollit, një produkt jo natyral i prodhuar nga pazaret e Federatës shqiptare të futbollit dhe presidentit të saj, ka mbi supet e saj padrejtësisht vulat e turpit të shitjeve të ndeshjeve, të pazareve për të hyrë në formacion, dhe mbi të gjitha peshën e pazarave të drejtuesve të Federatës shqiptare të futbollit. Kjo federatë e cila në rekrutimin e futbollistëve nuk niset nga vlerat por nga numri i llogarisë, dhe është aleatja kryesore e serbëve dhe Platinisë për bllokimit që Kosovës i bëhet për të pas një ekip kombëtar , apo qe ekipet e Kosovës të luajnë në ligën e Shqipërisë për tu afirmuar në botë, është e fundit që duhet të flas për patriotizëm, pasi nuk ka turp më të madh se sat ë identifikohet Shqipëria me federatën Shqiptare të futbollit.
Xherdan Shaqiri, Xhaka, Berhani dhe gjithë shqiptarët kudo në Evropë që luajnë me ekipe të mëdha dhe ekipe kombëtare na bëjnë shumë herë më tepër nder sa “batakcijte patriot” shqiptarë. Ata janë ambasadorët më të mirë të kombit shqiptar në botë dhe i bëjnë nder çdo shqiptari.
Të kompleksuar aq shumë nga histeria ‘patriotike; kundër tyre, ne pamë Xhakën që na fali duke mos shënuar gol dhe Mehmetin që u gëzua që topi i tij përfundoi në duart e portierit. E gjithë kjo është ndjesi që ata e kanë nga presioni i pamoralshëm i një opinion të sëmurë mbi ta. Shqipëria dhe shqiptarët nuk njihen në botë prej Armand Dukës dhe rrethit të tij kleptokrat, por nga djeme shqiptarë te talentuar si Shaqiri, Xhaka, Mehmeti, Berhani, Xhemaili dhe kushdo tjetër që ka mbrit suksesin në vende të lira, pa u ndjerë të frustruar nga njerëz që shesin Shqipërinë natën dhe e qajnë ditën.
Faleminderit Xherdan Shaqiri, që sonte kemi me se mburremi si shqiptar, edhe pse një prej ekipeve shqiptare humbi.


Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi