Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërmkolli: Jagxhillar ka sjellë turq me autobus në Kosovë

Shko poshtë

Tërmkolli: Jagxhillar ka sjellë turq me autobus në Kosovë Empty Tërmkolli: Jagxhillar ka sjellë turq me autobus në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 15, 2012 6:12 pm


Tërmkolli: Jagxhillar ka sjellë turq me autobus në Kosovë


Tërmkolli: Jagxhillar ka sjellë turq me autobus në Kosovë Largea_melihate-termkolli1347717064
"Ministri Jagxhillar me autobus ka sjellë turq nga Turqia, i ka sjellë për t’u regjistruar”, tha Tërmkolli. Radio Kosova e ka kontaktuar ministrin Jagxhillar, por ai tha se nuk mund të flas asgjë për këtë çështje me arsyetimin se është jashtë vendit.Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli akuzoi Ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, për fryerjen e numrit të turqve në Kosovë gjatë procesit të regjistrimit. Ajo tha se duke qenë ministër, Jagxhillar ka sjellë turqë nga Turqia me autobus në mënyrë që të regjistrohen si banorë rezidentë në Kosovë. Ministri Jagxhillar i kontaktuar nga Radio Kosovës, nuk deshi të flas për këtë çështje.

Duke e vlerësuar si të dështuar procesin e regjistrimit të popullsisë të përfunduar në prill të këtij viti, anëtarja e kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli tha se ka qenë proces që ka lënë shumë probleme të hapura. Ajo akuzoi Ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhillar për fryerje të shifrave të turqve të Kosovës.

“Pasi ministri Jagxhillar me autobus ka sjellë turq nga Turqia, i ka sjellë sa për t’u regjistruar etj etj. Pra, janë shkelur rregullat dhe standardet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë”, tha Tërmkolli.

Për akuzat, Tërmkolli tha se ka fakte dhe se ia ka thënë edhe ministrit Jagxhillar në sy, por ky i fundit nuk e ka demantuar.
Edhe Radio Kosova e ka kontaktuar ministrin Jagxhillar, por ai tha se nuk mund të flas asgjë për këtë çështje me arsyetimin se është jashtë vendit.


Gjatë një konference për shtyp, Tërmkolli u ndal edhe tek deklaratat e fundit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili ka thënë se Serbia do ta bëjë regjistrimin e serbëve në veri të Kosovë. Tërmkolli tha se kjo do të ishte shkelje e drejtpërdrejt e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës:

“Pra duhet një veprim urgjent i Qeverisë për të parandaluar regjistrimin e serbëve në Kosovë nga Serbia, përndryshe pasojat për Kosovën do të jenë shumë të mëdha, e përgjegjësia e Qeverisë sonë do të ishte shumëfish më e madhe”, tha Tërmkolli.

Vulin ka thënë ditë më parë se është e udhës që Serbia ta dijë se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe nga kjo të nxjerrë përfundime të nevojshme për ndërtimin e politikës reale. Në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë në pranverë të këtij viti, serbët e veriut refuzuan të jenë pjesë e procesit.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi