Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:Këngëtarit Qemal Kërtusha i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Shko poshtë

Viktoria Xhako:Këngëtarit Qemal Kërtusha i jepet titulli “Mjeshtër i Madh” Empty Viktoria Xhako:Këngëtarit Qemal Kërtusha i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 15, 2012 11:32 pm

Viktoria Xhako:Këngëtarit Qemal Kërtusha i jepet titulli “Mjeshtër i Madh” 274781_100000525636701_1660095843_n

Viktoria Xhako:Këngëtarit Qemal Kërtusha i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Dje në mbrëmje, më 14 shtator 2012, në qytetin fisnik e të bukur të Durrësit, u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit "Mjeshtër i Madh" këngëtarit të njohur Qemal Kërtusha. Ishte një mbrëmje e bukur, falë organizimit dhe pjesëmarrjes së Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, por Divi i vërtetë i mbrëmjes ishte vetë Qemal Kërtusha. Edhe pse 81 vjec, vokali i tij "Live" qe fenomenal, interpretimi i tij në skenë ishte brilant, a thua se shihje të njëjtin Qemal si para 50 vjetëve.

E përcjell këtë shënim të shkurtër, që sapo më arriti nga Durrësi, me krenarinë time që e kam dëgjuar zërin e këngëtarit të madh Qemal Kërtusha që në vitin 1961 dhe e kam adhuruar. Por ajo që më bën dyfish krenare është takimi im krejt i papritur me të, më 23 maj 2012, kur më surprizoi duke marrë pjesë së bashku me bashkëshorten e tij, në promovimin e dy librave të mi në qytetin e Durrësit!
Duke e përgëzuar për marrjen e këtij titulli nderi, i uroj këngëtarit Qemal Kërtusha shëndet e jetë të gjatë.

15 shtator 2012.
VIKTORIA XHAKO

Viktoria Xhako:Këngëtarit Qemal Kërtusha i jepet titulli “Mjeshtër i Madh” 558465_507483559279161_1191858535_n
Me këngëtarin e njohur Qemal Kërtusha dhe bashkëshorten, në promovimin e dy librave të mi, 23 maj 2012 në Durrës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi