Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimoza Dajçi:Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët!

Shko poshtë

Mimoza Dajçi:Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët! Empty Mimoza Dajçi:Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 17, 2012 12:28 pm



Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët!


Nga Mimoza Dajçi


Mimoza Dajçi:Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët! DSC_0053-300x200


Me entusiazëm e ovacione të jashtzakonshme u përcoll nga të gjithë shqiptarët zgjedhja e Z. Mark Gjonaj si Anëtar i Asamblesë New Yorkeze, në orët e vona të mbrëmjes më 13 shtator. Të gjithë rrugët në Bronx u mbushën me makina të zbukuruara me flamuj shqiptarë e amerikanë, e postere me portretin e Mark Gjonajt. Prezantimi i Z. Gjonaj në këtë post të rëndësishëm qeveritar u bë pas shpalljes së rezultateve fituese në “Maestro Restorant”, ku ishte prezent edhe vetë Z. Mark Gjonaj. Ovacionet u shtuan akoma me shumë. Emocionet ishin të mëdha, përveç famijarëve të tij, shqiptarë e të huaj përpalsnin gotat, gëzonin e qanin me lot gëzimi për këtë fitore të merituar.

13 shtatori 2012 Ishte një ditë ndoshta e zakonshme për cilindo që jeton në SHBA, por krejt e veçantë për ne shqiptarët, ku për herë të parë në Asamblenë e New Yorkut zgjidhet shqiptaro – amerikani Mark Gjonaj. Sukses ky që do të shënohet me shkronja të mëdha në faqet e historisë shqiptare e amerikane si një fitore e Tij, familjes së Tij, e të gjithë shqiptarëve.

Pas eksperiencës sime si komisionere votimesh prej disa vitesh edhe në New York, pas Tiranës zyrtare, ku kam patur rast të angazhohem në periudhë zgjedhjesh së bashku me time bijë Merlinin, veçse këtu me një ndryshim pasi konkurenca e Z. Gjonaj ishte me të huajt, e në sy të botës demokratike me një përfaqësim shqiptar të Z. Mark Gjonaj, gjë që përbënte edhe për ne një mision e obligim të veçantë. Ishim shumë të proekupuara që të ishim të vëmenshme në çdo situatë veçanerisht kur të vinin për të votuar shqiptarë që votonin për herë të parë. Megjithëse me shumë ndryshime nga Shqipëria, ky proçes zhvillohet në SHBA i qetë, pa vrasje e pa ndonjë ekses, përsëri ishim të shqetësuara për rezultatin.

Mimoza Dajçi:Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët! DSC_0051-1024x682

Nëpër qendrat e votimit në Bronx, si vëzhgues, komisionerë e përkthyes që mbështetnin kanditatin Gjonaj ishin angazhuar jo vetëm shqiptarë por edhe komunitetet e huaja si, italian, hebre, hispanikë, afrikano – amerikan, Indian kinez etj. Mbështetja, ndihma e përkrahja që vetë Marku i ka dhënë gjithë komuniteteve e bëri emrin e Tij një figurë të dashur e të respektuar për të gjitha moshat e gjeneratën e re. Të gjithë sëbashku si në një kor festiv thërrisnin emrin e tij, emrin e shqiptaro – amerikanit që me vlerat e Tij nderoi veten, familjen e kombin tonë. Pas kongresistit DioGuardi me origjinë shqiptare çdo njeri nga ne ndihet krenar e i lumtur që edhe ne kemi njeriun tonë që do të përfaqësojë edhe zërin tonë në arenën politike e sociale të vendit.

Mimoza Dajçi:Fitoi Mark Gjonaj, fituan shqiptarët! DSC_0052-1024x682

Me fitoren e Mark Gjonajt në këtë detyrë, dyert u hapën edhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve të tjerë në politikë, për rininë tonë që rritet e edukohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Figura e Tij ngriti lart imazhin e respektin për shqiptarët e përkushtimin ndaj këtij vendi të madh e dashamirës për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Preshevën, e të gjitha trevat tona.

Mesazhet falenderuese te Tij në “Maestro Restorant” drejtuar vullnetarëve të fushatës, treguan qartë personalitetin e Tij të lartë, si njeri patriot, e mirënjohës në mbrëmjen e 13 Shtatorit, ku ai i u drejtua bashkëpunëtorëve me këto fjalë: “ Faleminderit të gjithëve që punuat me mua vullnetarisht për këtë fitore. Unë – vijoi ai – kisha në këtë fushatë mbështetjen e çdo njërit nga ju. Por me të gjithë kemi punë pë të bërë, e me ju do të punojmë përsëri sëbashku edhe në të ardhmen”.

Edhe unë si një ndër mbështetëset e fitores së Tij nuk më mbetet gjë tjetër të hedh në këtë letër për Z. Mark Gjonaj, Përfaqësuesin e Lartë të Asamblesë New Yorkeze, veçse ti uroj suksese të mëtejshme e fitore akoma më të mëdha.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi