Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, Halit Krasniqi kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Pacolli

Shko poshtë

Kuvend, Halit Krasniqi kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Pacolli Empty Kuvend, Halit Krasniqi kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Pacolli

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 17, 2012 8:04 pm

Kuvend, Halit Krasniqi kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Pacolli




Kuvend, Halit Krasniqi kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Pacolli Largea_halit-krasniqi1347887281
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputeti i PDK-së Halit Krasniqi, kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli bazuar në përfshirjen e tij në rastin e privatizimit të hotelit Grand.

Bazuar në zhvillimet e fundit rreth përfshirjes së zyrtarëve të qeverisë në afera që dyshohen për korrupsion, deputeti i PDK-së Halit Krasniqi, i bëri thirrje kryeministrit të vendit që të mendoj për ndryshime serioze në koalicionin qeverisës. Ai kërkoi reformatim me mundësi të zgjerimit me partnerë të tjerë, por me kërkesën që PDK-ja të ruaj rolin udhëheqës. Ai tha se do të ishte e moralshme që zv.kryeministri, Pacolli, i cili nuk e ka pasur guximin të bëjë denoncim të menjëhershëm në organet e drejtësisë për çështjet që janë ngritur, të jep dorëheqje dhe më këtë do të krijohen mundësi për rishikimin e koalicionit aktual qeverisës.

”Institucioni i moralit politik i cili duhet të funksionojë vazhdimisht, e sidomos me këto zhvillime, e kërkon dorëheqjen nga funksioni medoemos dhe në mënyrë të parevokueshme për të krijuar hapësirë institucionale veprimeve të drejtësisë. Goditje më të rëndë mbi imazhin e qeverisë nuk kemi pasur asnjëherë”,Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi