Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"25 milionë dollarë për kokën e Bashar al Assadit"

Shko poshtë

"25 milionë dollarë për kokën e Bashar al Assadit" Empty "25 milionë dollarë për kokën e Bashar al Assadit"

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 18, 2012 7:57 pm

"25 milionë dollarë për kokën e Bashar al Assadit"




"25 milionë dollarë për kokën e Bashar al Assadit" Largea_bashar-181347982274
Kryengritësit sirianë të Ushtrisë së Lirisë përgënjeshtruan ditën e martë raportimet se ata kanë vendosur një shpërblim për këdo që do të dorëzojë të gjallë apo të vdekur presidentin e vendit, Bashar al-Assad.
Megjithatë, ata konfirmuan se një ofertë e tillë është bërë nga një grupim tjetër opozitar, i paangazhuar në bllokun kryesor të rebelëve.


Në një lidhje telefonike nga Turqia për “CNN”, zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Ushtrisë së Lirisë Siriane, Louai Miqdad, deklaroi se: “ULS nuk ka lidhje me grupet siriane në opozitë në Egjipt, të cilat e quajnë veten gjithashtu si ne dhe që kanë vendosur një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për kokën e Assadit”.

Ishte Agjensia Turke “Anadolu” e para që publikoi lajmin për shpërblimin, duke saktësuar se shuma është vendosur në dispozicion nga një grup biznesmenësh sirianë, të paidentifikuar për arsye sigurie.

Prej një viti e gjysmë, Siria është përfshirë në një luftë civile të përgjakshme, që i ka kushtuar jetën 28-35 mijë sirianëve, ndërsa ka shpërngulur nga banesat e tyre mbi 1,5 milionë banorë.

Në fillim të protestave në mars të vitit të kaluar, që filluan me kërkesën për dorëheqjen e Assadit, ky i fundit refuzoi largimin nga pushteti që e trashëgoi nga i ati në vitin 2000, dhe përgjigja e tij ishte shtypja me dhunë e revoltës popullore.

Tani pas shumë muaj luftimesh, raporti i fundit i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, fajëson të dyja palët ndërluftuese si përgjegjëse për krimet e luftës dhe egërsinë me të cilën po luftohet në vend.

Sipas raportit në fjalë, të dyja palët konsiderohen “përgjegjëse për masakra mbi civilë, mosrespektimin e ligjeve të luftës dhe ekzekutimin pa gjyq të ushtarëve të dorëzuar apo të kapur rob”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi