Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO)

Shko poshtë

Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) Empty Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 8:41 pm

Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO)

Pak ditë më parë ishin militantët islamikë që sulmuan selinë e konsullatës amerikane në Bengazi, qyteti i dytë më i madh në Libi. Por tani janë qytetarët e thjeshtë që janë ngritur në protesta kundër Al Kaedas.
Qindra protestues kanë sulmuar një bazë të xhihadistëve, që mendohet se është përgjegjëse për vrasjen e ambasadorit amerikan, Kris Stivens.
Kjo është një lëvizje e paprecedent e qytetarëve që ngrihen kundër milicisë terroriste, të njohur edhe me emrin brigada Ansar al- Sharia.
BBC bën me dije se katër persona janë vrarë në Libi gjatë përplasjeve.
Mësohet se qytetarët pro- amerikanë rrethuan bazën islamike, ndërsa terroristët tentuan të shpërndajnë turmën duke qëlluar fillimisht në ajër. Më pas ata u arratisën.
Megjithatë përplasja solli viktima.
“Nuk dua të shoh njerëz të armatosur, të veshur si afganë, që më ndalojnë mua në rrugë e më japin urdhra. Dua të shoh thjesht njerëz me uniformë,” tha Omar Muhamed, një student që mori pjesë në protestë.
Shumë libianë kanë shprehur zemërim pas sulmit mbi konsullatën amerikane.
Qeveria e ka mirëpritur këtë protestë, por thotë se njerëzit duhet të diferencohen nga milicia e pamëshirshme islamike.



Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 1103
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 291
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 389
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 478
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 567
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 648
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 734
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 830
Tani në Libi janë qytetarët që ngrihen kundër Al Kaedas (FOTO) 925

http://news.yahoo.com/libyan-islamist-militia-swept-benghazi-bases-022901566.html

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi