Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGPK dënon sulmin ndaj Baton Haxhiut

Shko poshtë

AGPK dënon sulmin ndaj Baton Haxhiut Empty AGPK dënon sulmin ndaj Baton Haxhiut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 9:53 pm

AGPK dënon sulmin ndaj Baton Haxhiut



AGPK dënon sulmin ndaj Baton Haxhiut Logo-490x320


Nga Express më 21.04.2009 në ora 15:12

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për sulmin fizik që i është bërë gazetarit, Baton Haxhiu nga Gafurr Dugolli vëllai i ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugollit.

“Ky sulm dëshmon edhe njëherë për gjendjen dhe ambientin e vështirë në të cilin punojnë gazetarët kosovarë. Ky sulm, dëshmon se gazetarët kosovarë nuk janë të lirë ta ushtrojnë profesionin e tyre. Ky sulm dëshmon nevojën urgjente që organet e drejtësisë të merren seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve kosovarë”, thuhet në një reagim të AGPK-së.

AGPK-ja kërkon urgjentisht nga organet e drejtësisë të nisin procedurat e nevojshme për rastin në fjalë.

“Sulmi ndaj gazetarit Haxhiu ka ndodhur në një ambient publik dhe mjaft të frekuentuar,
prandaj prokurorët nuk do ta kenë të vështirë që të gjejnë dëshmitarët e duhur”.

Sipas AGPK-së, nëse organet e drejtësisë nuk do të nisin procedurat e nevojshme të ndjekjes së Gafurr Dugollit, AGPK-ja është e shtrënguar që ditëve të ardhshme të nisë një fushatë presioni ndaj institucioneve të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi