Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy poezi nga Dodona Qose

Shko poshtë

Dy poezi nga Dodona Qose Empty Dy poezi nga Dodona Qose

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 10:48 am

Dy poezi nga Dodona Qose 404108_426503560725701_562213801_n

Dy poezi nga Dodona Qose

100-vjet GABIM MOJ EUROPË

Mirëmëngjes EUROPË!
Natën e mirë AMERIKË
Dita fillon tek ty,
moj e uruar,
kismeti,
të rijë ka frikë.

Ata të qetë flenë,
kur ti nis e punon,
ta gjejnë,
me cëk "rezymenë",
të"drejtën",
e të vjelave,
kur zgjohen,
tek ti kërkon.

Të kanë vënë në garë,
të të shpërbëjnë,
nuk e nise mbarë,
s'mendove për të tërë.

Bashkove fatin tënd,
kapërxeve Shqipërinë,
e coptove këtë vend,
ja hëngre kufinë.

Dënimi të erdhi,
mbete duke punuar,
superfuqi s'u bëre,
me trajstë të çpuar.

Ri e koklavitu,
me paudhësitë,
qosh më qosh vërtitu,
s'deshe njësoj fëmitë.

Qysh moj botë të tretë,
e nxore Shqipërinë,
kokat që të ka dhënë,
paç ti perëndinë.

Çfarë gabime bëre,
këtu një vit të shkuar,
ktheju rregulloje,
sa s'ke perënduar!



MIKE-shës,
TI HEQ MERAKUN


Një mikesh në fb-uk,
më tha:
ke shumë "talente",
dhe,
u zhduk.

Kurrë më parë,

s'më kishte folur,
veç,
një përshëndetje,
të thatë,
me "talentet",
ç'bela e zuri,
t'ma përmendte,
atë natë?

-Faleminderit,- i them,
-suksese të uroj,
ah,
ç'më iku shpejt e shpejt,
-Për punë jam,-
tha -nxitoj-.

O mikesha,
ime shtrenjtë,
gjumin pse ta kam trazuar,
"talentet" m'i ka dhënë ZOTI,
për ta s'jam dipllomuar.

E shikon,
kemi një moshë,
për ty,
lulëzonte dikur ajo kohë,
perëndoi ai diell,
talenti,
ka "detajë"të hollë.

Talentin e kam pasion,
talentin e bëra punë,
eja të ta tregoj,
s'mund të vuash,
njësoj si unë.

Përpjetën me të vështirë,
ja kam gjetur,
fill'n e parë,
talentin kam përtërirë,
e kam të shkrojtur,
në ballë.

Turp,
s'kam patur,
çdo lloj pune,
se me të jam ushqyer,
talentit,
ja gjeta rrugën,
kush ma pret,
kam për ta shqyer.

Këto vargje, për njerzit e "dështuar" nga koha.
Më vjen shumë keq, njerës të arimuar në kohën e "monizmit", që s'gjetën një "qoshe" të rehatshme të paguar.
Kjo që ndodhi me Greqinë, është përhapur në tërë botën.
Rryma po përfshin ngadalë-ngadalë sistemin administrativ.
Nuk mund të durojë asnjë lloj sistemi ekonomik-shoqëror-politik të mbizotërojë, duke mbledhur njerëzinë në qëndra ekonomike industruiale, pa llogaritur shpërndarjen e popullsisë në tërë teritorin që mund të ketë prodhim natyral,,,,
Sa të mjerë takon, të arsimuar, të dipllomuar, kanë qënë dikur "dikushi" dhe, sot nuk mund të jenë krenarë me PUNËN që kryejnë.
Përse o NJERËS, ata që kryejnë këto punë a mos vallë nuk kanë ËNDRA?
Ëndëro, por kurrë mos përbuz PUNËN.
Hej botë, o botë e modernizuar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi