Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitojnë nga seksi i vajzës me probleme psikike

Shko poshtë

Fitojnë nga seksi i vajzës me probleme psikike Empty Fitojnë nga seksi i vajzës me probleme psikike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 12:17 pm

Fitojnë nga seksi i vajzës me probleme psikike


Fitojnë nga seksi i vajzës me probleme psikike Largea_dhune-seksuale211348239141
Policia e Kosovës ka arrestuar Ardian M, Krist T dhe Nasuf B, si të dyshuar për shfrytëzimin seksual të njëzet vjeçares me problem psikike A.S. Tre të dyshuarit përveç që kishin shfrytëzuar viktimën, ata kanë përfituar edhe nga disa klient të tjerë, të cilëve ua shisnin viktimën për 50 ose 100 euro.

Viktima A.S e cila ishte paraqitur si e zhdukur nga të afërimit e sajë në stacionin policor në Istog, është gjetur nga policia dhe dyshohej se ishte viktimë potenciale e trafikimit me njerëz.

E njëjta është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave dhe ka pranuar se ka punuar në lokalin “Te Meda” në fshatin Zajm të komunës së Klinës, pronë e të dyshuarës Dritunije H.

“Viktima e këtij rasti ishte shfrytëzuar seksualisht nga të dyshuarit, shtetasit Ardian M.(1983), Krist T.(1985), Nasuf B.(1971) dhe nga disa klientë të tjerë (të pa identifikuar ende nga hetuesit), të cilët e kanë marr viktimën nga lokali dhe e kanë dërguar në hotele dhe shtëpi private të ndryshme, duke e detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale me ta, pa dëshirën e saj dhe për shërbimet e detyrueshme nga të dyshuarit, këta të fundit nga klientët kanë pranuar të holla në shumë prej 50 – 100 euro”, bëhet e ditur nga policia.

Viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt –strehimore me pëlqimin e saj, nga se e njëjta është person me çrregullime psikike dhe për ketë posedon edhe dokumentacion nga neuropsikiatri.

Personat dyshuar, me vendim të Prokurorit të çështjes, janë ndaluar për 48 orë dhe rasti do te procedohet në Prokurori në procedurë të mëtutjeshme.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të këtij operacioni policor është arrestuar edhe një femër, shtetasja Fitore N.(1990) e cili ka qenë në kërkim me Letër-rreshtim, për vepër penale të Vjedhjes së rëndë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi