Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)

Shko poshtë

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) Empty Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 1:57 am

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) U1_IsmetHasani
Ismet M. Hasani
Me rastin e 64 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë.
MASAKRA E TIVARIT
(30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
- P O E M Ë -

Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006, i cili, në moshën 86 vjeçare, jeton në Prishtinë.
Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të ksaj Masakre - z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë.
(autori)

Të nderuar bashkëatdhetarë!
- Unë jam një mërgimtarë,
Me gjak e shpirt jam shqiptar,
Pak poet, e pak shkrimtar
Po thuri poemë për herë të parë,
Për një tragjedi, në hitori të paparë,
E pa parë në histori,
Që u krye në Tivarin e zi
Në vitin 1945 në qytetin Tivar,
u masakruan mbi katërmijë shqiptarë,
Aty ia humbën çdo fije shqiptarit
Prandaj u quajt: Masakra e Tivarit.
Kurrë nuk harrohet ky tmerr i zi
Me shkronja të zeza – në histori.
Historinë duhet ta mësojmë,
Çfarë të bëjmë, çka të ndalojmë,
Për Historinë duhet me e dijtë:
Historia mundet me u përsëritë.
Historia është e vlefshme,
Me të vërteta e jo e rrejshme,
Kur e njohim mirë historinë
mendojmë ndryshe për ardhmërinë.
Tash do të jam më konkret,
Për një ngjarje të vërtetë,
Që ka ngjarë që 61 vjet (1945)
Dëshmitari i gjallë për te flet.
Fjala është për masakrën në Tivar
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Në histori një tragjedi e rrallë
Flet për të dëshmitari i gjallë,
Ky është zotëriu Azem Hajdini
Flet me guximin e një trimi.
Iu dha rasti për Tivarin me folë,
Kur ishte mysafir në ”Radio-Kosovë”
Baca Azem bisedës ia filloi:
Për intërvistë, Radio-Kosovën falënderoi,
për tragjedinë në Tivar na tregoi.
Flet të vërtetën me prova e dokumentacion,
Degën e Jurisit, Azemi e ka profesion.
I fliste fjalët mirë e me radhë
se kishte qenë pjesëmarrës n’Tivar.
Tregoi t’vërtetën për Tivarin e zi
si ka ndodhur kjo tragjedi,
u kuptua prej fjalës së parë:
Që në vitin 1945 në Tivar
janë vra mbi katërmijë shqiptarë.
Baca Azem bisedën e vazhdoi,
Prej fillimit ngjarjën e tregoi:
“Kemi qenë djem t’qetave partizane,
Të tubuar prej të katër anëve,
Në Prizren na kanë vendosë
Kush ishim shqiptarë na kanë çarmatosë,
Nga një copë mish ua kanë ”dhuruar”
I infektuar mishi kishte qëlluar,
Duke e ngrenë rrugës tuj shkuar
Prej atij mishi t’gjithë jemi helmuar.
Kur kemi dalë në Shqipëri
Kërkonim kroje që ujë me pi.
Aty filloi tmerri i zi
Të kroni na pritte plumbi mbi kry’.
Flet Azemi me përkushtim:
”Çdo krue ka qenë vend për krim.
Të krojet kanë qenë ”shkijet” ushtarë
Me urdhër që të vrasin shqiptarë!”
Prej Kukësit e gjer në Tivar
Janë vra mbi tetëqind shqiptarë.
Duke kaluar nëpër Shqipëri
Aty është bërë mbi shqiptarë kërdi.
Rrugëve t’Shqipërisë duke kaluar
Opingat shkye e këmbët coptuar,
Duke ecur zdathur nëpër rrugë me gurë
Ai gazep s’harrohet kurrë.
Të ecurit zdathur s’e kishim aq mërzi,
Veq me e pasë një pikë ujë me e pi.
Të vërtetën o burra, me ua tregua
Pretj etjës së madhe disa janë tranua!”
Edhe një fakt është i vërtetë
Qe e ka parë Azemi me sytë e vet:
”Prej etjës se madhe s’dijshim çka me ba
shurrën e kuajve e kanë pirë disa!”
Përveq ksaj edhe një e vërtetë,
Disa e kanë pirë edhe shurrën e vet,
Kur filluan me e kuptue
Se prejt etjës ssë madhe, mundësh me u tranue!”
E pijshin shurrën jo pse s’kishte ujë
Po s’ja mbante me shkua të kroni kërkuj,
Të kroni rrijshin rojet përgatitë
Që shiqptarët me i vra në pritë!”
Disa e dijshin s’e kanë me u vra
prej etjës së madhe s’dijshin shka me ba,
shkojshin të kroni me (pa) vetëdije të plotë
aty i priste plumbi në kokë!”
Nëpër t’zezën Shqipëri rrugë e gjatë,
Na u duk vend i shkretë e vend i ngratë,
Për asfarë ndihme nuk na u kanë gjetë
Sa shqiptari i vrarë aty ju ka mbetë.
E ka dijtë fare mirë Udhëheqësia e Shqipërisë
Që po i vrahën djemtë prej shkiejve t’Serbisë,
Po i mbesin t’vrarë vëllezërit, të dera e shtëpisë.
Thua se s’gjindej asnjëri i gjallë
Vëllezërve të vet ndihmë me iu dalë!
E kthenim kryet e shpresonim ”shkret”
shqiptarë t’gjallë n’Shqipëri s’paskan mbet’!
Se çfarë ”ndihme” na e ka dhënë shqiptari,
Po ju tregoj pasi u ktheva i gjallë prej Tivari!
Nuk kishte gjë më t’rëndë për né si shqiptarë
Se ”shkjau” n’Shqipëri me t’vra si tradhtar.
Ky ishte ”bakshish” prej shkiejve t’Serbisë
Por edhe t’Malit t’Zi e t’Maqedonisë!
Kur është fjala të këta armiqë
Me Shqipëri, si duket kanë qenë miqë,
Qysh i ka lejuar vetes Shqipëria e ngratë
Me “shkja” e ”crnagor” me u bë aleat?!
Qysh ka lejua Qeveria e Shqipërisë
Me iu vra vëllezërit n’derë të shtëpisë?
Të gjithë t’çarmatosur prej ushtrisë
U vranë prej “shkiejve” në lulën e rinisë!
Për Shqipëri prap rendi ka më m’ardhë
Se po e vazhdojmë rrugën për Tivar...
Derisa n’Tivar na kemi mbërri,
Na u kanë vra shumë nëpër Mal të Zi!”
Në Tivar kur kemi zbritë
E zezja e madhe Aty ishte përgatitë,
Na kanë vendosë n’Istikamet e ushtarëve
Atëherë kanë filluar vrasjen e shqiptarëve.
Kur të gjithëve na kanë futë brenda
Ka filluar vrasja renda- renda,
Nuk dijshim ka po na vjen plumbi
Disa n’këmbë disa ishin t’vrarë përfundi!
Breshër plumbash tuj na gjue
Shumë të vrarë, mbetë palue.
Kanë mendua se t’gjithëve na kanë vra
kanë hyrë serish masakër kanë ba!
Atë shqiptarë që e kanë gjetë t’gjallë
Therë me bajonetë, plus plumb në ballë,
Tek atëherë përjashta kanë dalë
Tuj menduar se s’ka më të gjallë.
Na disa që kemi shpëtue
Kemi mbetë nën kufoma palue,
pak më vonë kanë urdhërue:
”Kush është gjallë mundet me u çue!”
Prej të gjallëve disa janë mashtrue
Fill pas urdhërit ata janë çue.
Kjo ka qenë mashtrim- taktikë
Të gjithë i kanë vra e therë me thikë!
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) Empty Re: Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 1:58 am

Na disa që nuk u çuam
Pa ba za, nën kufoma qëndruam.
Disa orë kemi ndejtë palue
Nën kufoma pa guxue me çue!
Herën e tretë kur kanë urdhërue,
Çka kemi qenë gjallë atëherë jemi çue.
Kur e kemi pa veten n’kambë
Trupi i jonë krejt n’gjak i lamë.!
Shumë urgjent na kanë urdhërue
Nëpër kufoma kemi trupue,
Kjo ka ndodhë në orët e vona
Pak të gjallë e shumë kufoma!
Atëherë vërtetë shumë jemi trishtua
Kur i shifnin shokët vdekur palua,
T’mbeturit gjallë ndihmë duke kërkua
Na s’guxonim as me iu afrua.
Njeni britke thikën me ia nxjerrë,
Tjetri britke zorrët me ia mbledhë,
Tjerat zëra vijshin pa ia nda
A ka një pikë ujë, ore vëlla?
Na besoni, o burra na e humbëm veten
Kur shokëve tonë s’mund ua shpëtonim jetën,
Kur s’mundesh jetën me ia shpëtue,
n’zaval t’shpirtit me i ndihmue!
Bile me ia nxjerrë prej fytit thikën
Me ia largua prej vdekjës frikën,
Tjetrit zorrët me ia afrue
Trupi n’gjak tuj iu currue.
Të tjerëve pak ujë me ua avitë
Një gisht shkrumi n’buzë iu kish’ ngjitë,
E sa ç’mujshin me bërtitë
“Ndihmom o vëlla, pashë të dy sytë!”
S’guxuam ndihmë me i ofrua
Se ashtu na u pat urdhërua:
”- Kush dikujt ndihmë i jep
plumbi a thika n’fyt ia ngjet!”
Pasi s’mundëm ndihmë me iu dhanë
I kemi lënë ”vistër” njashtu të tanë,
Shkonte britma tuj gjimue
T’gajllë e t’ vdekur mbetë palue.
Na nxuerrën përjashta pa bërë za,
Me sy tonë kemi pa hata
Sa shokë tonë i kishin vra
Përjashta gjaku rrugëve tuj u la!
Të gjithë ata që i pushkatuan,
T’gjallë e t’vdekur n’kamionë i ngarkuan,
I kanë hudhur grumbull në një shpellë,
Aty të gjithë i kanë djegë.
Dy-tri ditë na ra me pa
Dilte prej shpelle flakë e tym pa nda!
Kur filluan disa me i dvetë?
”- Edhe juve ashtu ka me ju gjetë!”
Baca Azem flet tuj gjimua,
“Me fjalë s’mundëm me përshkrua,
Është çudi si kemi shpëtua gjallë,
“se kemi pasë exhel!” - thotë një fjalë”
Pasi disa shpëtuam vet
bojshim kuku e hajmedet,
pa e dijtë për tjerët se shka i ka gjetë
shumë prej tyre i kishin hudhë në det.
Disa shokë aty na kanë tregue:
Nga shumë veta n’barka i kanë ngarkue
Me qëllim që barka me u rrotullue
Të mbytën ata që s’dijnë me notue.
Kjo e zezë shumë i ka gjetë,
Nëpër deti tuj u përpjekë,
Shumë shqiptarë janë mbytë në det
Plisat e bardhë mbi ujë iu kanë mbetë!
Notojshin plisat mbi deti të Tivarit,
U skuq deti me gjak t’shqiptarit.
Krejt masakrën s’po muj e përfshijë
Se janë vra mbi katërmijë,
Nuk harrohen për jetën e lume
Shumë i kanë vra nëpër podrume!
Një ”shkinë” kur ka zbritë n’podrum,
aty ka pa shqiptarë t’vramë shumë,
aq shumë ”shkina” është tmerrue
dhe n’at vend ajo është tranue.
Prej tmerrit “shkinën” e kanë lënë mendët
Çka ka pa s’ka mund kurrë me përmendë,
krejt jetën ”shkina” sa ka jetu’
ka dijtë me thënë vetëm ”kuku, kuku, kuku…!!!”
Për Tivarin shumë dijmë me tregue
na disa që masakrës i kemi shpëtue,
prej atëherë 61 vjet kanë kalue
shumë detale s’mundën ma na u kujtue!
Edhe një t’vërtetë dua me ua tregua:
”Prej masakrës n’Tivar kush ka shpëtua,
me gjetë strehim n’Shqipëri kanë shkua,
të gjithë janë mbetë pa mendë në kry’
të gjithë n’Tivar Shqipëria prapë i ka kthy’!
Për këtë ka shumë dëshmitarë,
Pasi i shpëtuan Masakrës në Tivar
që kërkuan strehim në shtetin shqiptarë!
”- A ka o vëllezër, gjë më zi?
me t’kthye aty ku ke pa vdekjën me sy?”
N’dorë t’shkjaut na kanë dorëzua
që na ka gri e na ka masakrua.
E ligë u tregua Shqipëria, si shtet
nuk u duel në ndihmë vëllezërve t’vet!
Po e veqoi popullin prej shtetit,
populli civil ia la nderin vetit,
Kur jemi kthye gjallë nga Tivari
i kemi ra n’dorë ndonjë fshatari!
Krejt fshatarët e Shqipërisë
E dhanë provimin e bujarisë,
Edhe fshatarë edhe qytetarë
Iu duelen në ndihmë vëllezërve shqiptarë!
Na ka dhënë bukë, na kanë dhënë ujë,
as kurrnjë s’ka thënë nuk muj!
Ata i hapën gojë e zemër
Qoftë qe mashkull apo femër!
E hapi zemrën populli shqiptarë,
për vëllezërit e tyre Kosovarë,
që shpëtuan pa u masakrua n’Tivar
mbi katërmijë atje mbetën të vrarë.
Kështu tregoi baca Azem
në ”Radio-Kosovë” ai rrëfen,
thotë ”kjo është e vërteta,
nuk harrohet sa të është jeta!
Baca Azem i foli edhe do fjalë
dhe dëshmoi për tragjedi të rrallë,
e dijmë na që kemi mbetur gjallë,
shokët që u vranë, i kujtojmë me mallë!
Për këtë tragjedi pak di njerëzia
Se nuk ka shkruar kurrë historia,
flasin faktet me dëshmitarë
ku u vranë mbi katërmijë shqiptarë!
Pra,për masakrën e Tivarit,
s’ka shkrua deri sot zog’ i shqiptarit.
Kjo ka qenë tragjedi kombëtare
e në botë e njohur: tragjedia më e madhe.
Ka qenë më e madhëja për metodën e krimit
Veqanërisht për mënyrën e organizimit,
Ku më qëllim t’posaqëm është zgjedhë Tivari
Me ia humbë fijen çdo shqiptari.
Mos të kishim shpëtuar disa shqiptarë,
Kurrë s’do të dihej për masakrën n’Tivar
Që u krye me urdhër të Serbisë
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë,
më një fjalë të ish-Jugosllavisë!
Hije e zezë i pat ra edhe Shqipnisë,
Që s’ju dual hiç në ndihmë vëllaznisë,
Ia vrau shkjau në derë të shtëpisë,
djemtë më të bukur, në lulën e rinisë,
duhet t’shënohen n’faqet e historisë!
Baca Azem kah po rrëfen
leshi i kresë përpjetë po na kërcen,
Masakra e Tivarit mos me u përmendë?!
mbi katërmijë djemë t’ri ja vra n’at vend!
Duke vazhduar rrëfimin e vet
Baca Azem sa mirë po flet:
”Për tragjedinë që na shkaktoi Tivari
prej shqiptarëve, unë shkrova i pari!
Jo pse isha unë aq trim,
por i drejtë dhe pata fituar guxim.
Edhe unë isha në lulën e rinisë
I pata shkruar atëherë ”Komitetit të Partisë!”
I kam pas shkruar Komitetit Qendror
të Jugosllavisë dhe atij n’Kosovë,
Si dëshmitar u kam pas shkrua me dorë:
- Hapni dosjet e mos u bani horë!”
Pra, kanë pas fakte ajo udhëheqësi
në Jugosllavi besa edhe n’Shqipëni.
Çka u bë më vonë se dijta kurrë
Ndër historianë, asnjëni s’u tregua burrë!
Ai që është burrë e flet t’vërtetën,
kur ka fakte, lehtë e mbron të drejtën
Nuk shtrembërohet e vërteta,
Me ndergjegje t’pastër të na gjej vdekja!”
Dënimin më të madh ta jep njerëzia,
por dënim t’rëndë të jep historia,
të dënojnë nënat edhe fëmija,
TË DËNON AMANETI I T’PARËVE,
TË DËNON GJAKU I T’VRARËVE!
Që e humbën në Tivar rininë,
Mbi katërmijëve, varret nuk ua dijmë!”
Me emocione rrëfen baca Azem,
Edhe diçka po ju thëm:
”Për masakren që ndodhi n’Tivar,
duhet të mësoj sot çdo shqiptar!”
Nëse dikush nuk do me mësue
gjaku i t’vrarëve ka me e mallkue,
N’libra shkollore duhet shënue,
sa të është jeta mos me e harrue.
Të hyn si mësin në gjenerata
Në shkolla t’mesme edhe të larta,
Të botohen sot shumë tekste
Të hyjnë si lëndë në fakultete...
Për Tivarin shqiptarët me mësue,
me përgatitë për temë – me diplomue,
në shkolla t’mesme për maturë
në Universitete për doktoraturë...!”
Baca Azem përmes radios tregoi
disa libra edhe vet i shkroi,
ka dorëshkrime pa i botuar
shumë për to janë interesuar.
Ka dëshirë botimet me iu krye
në gjuhë të huaja me iu përkthye
Por sa mjafton që vetëm dëshiron
vet s’ka mundësi, së është në pension!
Baca Azem na porositë,
Këtë çka them duhet me dijtë:
”Ta dijnë pleqët edhe të rinjtë
Se Historia mundet me u përseritë.”
Tash në kohën e lirisë,
Të shënohet n’faqet e historisë,
Të bëjnë shërbim brezave e rinisë
T’ia zbardhim fytyrën krejt shqiptarisë!”
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbej poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjën,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetit dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë.
(vijon)
Në vijim do të lexoni: ”I vdekuri – i gjallë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) Empty Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (II)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 12:07 pm

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) U1_IsmetHasani
Ismet M. Hasani
Me rastin e 64 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë
MASAKRA E TIVARIT
(30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
- P O E M Ë -
Kushtuar zotit Azem Hajdini- Xani, pjesëmarrës dhe dëshmitar i gjallë i Tragjedisë në Tivar-1945, i cili sot, shëndosh e mirë, në moshën 86-vjeçare, jeton në Prishtinë.
(autori)
”I VDEKURI - I GJALLË”
Tungjatjeta o Azem Xani!
Ty tash larg po të ndihet zani
Tungjatjeta o bacë Azem
Jemë krenarë që ty të kemë
Krenohemi me ty o dëshmitar
Që i shpëtove Masakrës në Tivar.
T’i kushtova nja dy fjalë
Pa t’i shkrua s’munda me u ndalë.
Në "Radio-Kosovë" zërin kur ta dëgjova
Pa t’u lajmërua s'mund u durova.
Të Mentori n’radio ishe mysafir,
Ia ka qëllua shumë që të ka thirrë.
Se ti je dëshmitar i gjallë
Që rrëfen për Tragjedinë në Tivar!
Përmes valëve duke të degjuar
E kam ndie veten të emocionuar,
O sa mirë ngjarjen na ke treguar
Qëndron mirë ti me të menduar!
Unë për vete ta pata lakmi
I ke shumë vite – nuk je i ri
Sipas viteve: tetëdhjetëedy
Tash ke hyr në histori!
Të dhashtë Zoti ty shëndet!
Të na jetosh edhe shumë vjet,
Sa të mira prej vetes po i qet
Po u ndalë por shkruaj apet!
T’u plotësofshin ty dëshirat...
Veprat tuaja janë më të mirat.
Jé legjendë viteve të gjatëdhjeta,
Do të përcjellësh nëpër gjenerata!
Ty te kemi legjendë të gjallë
Është çudi si ké shpëtuar n’Tivar,
Ti ke qenë ”i pushkatuar”
Ty veç Zoti të ka shpëtuar!
Ti je llogaritë që je i vdekur,
vetë tregove se çka ke hjekur!
Nëpër kufoma t’kanë rrotullue
Pse je i gjallë s’të kanë hetue!
Kur t’kanë urdhërua që të çohesh
Je treguar i meçur e nuk mashtrohesh
E ke pranuar urdhërin me durim
Se ai ka qenë urdhër – mashtrim!
Shokët e tu që i kanë mashtrue
Ata n’vend i kanë pushkatue,
Është çudi si ke mund me durue?
- Ty veç Zoti të ka ndihmue!
Prej kësaj del një porosi
Që na lanë pleqtë kur kanë qenë t’ri
”Duhet ta di shqiptaria pajada
se ”shkjau besë kurrë nuk ka!”
”Nuk i zihet "shkjaut" kurrë besë
mos pastë sakicë të pret me kmesë,
prej shkjaut është zor me ikë
të vranë me plumb e ta ngulë thikë!”
Gjithmonë "shkijet" kanë qenë t'pabesë
mbajeni ndërmend me pikë e presë,
Të pabesët e kanë pasë traditën:
Të vrajnë natën, të "vajtojnë" ditën!
Të tëra këto i përjetove,
Ishe “ i vdekur", po qysh shpëtove?
"I vdekur" ishe, tash je gjallë
N’histori është rast i rrallë!”
Të gjihta këto na i ke rrëfye
- Çudi, qysh t'mbetën mendët në krye?!
- Çka ke hjekë e çka ke përjetue
- Është çudi qysh s’je tranue!?”
Ti këto sot duke i përmend
S’është çudi dikush me u çmend,
Siç i ka ndodhur asaj ”shkinës plakë”
Që i kishte shkua jeta tuj ”kukatë...!”
Është fat i madh që ke shpëtua
E tash di kaq mirë me tregua,
Boll shumë fakte i ke zbardhua
Historisë shumë faqe ia ke ndriçua.
Krejt na që jemi shqiptarë
Duhet të jemi me ty krenarë
T’kemi t’gjallë si dëshmitar
Ke qenë i regjistruar, me u vra n'Tivar!
Faktet tuaja t’i shfrytëzojmë
Në histori krejt t’i shënojmë
E le ta dijë bota mbarë
Çfarë masakre është bë mbi shqiptarë
Ende janë eshtrat e shënjat n’Tivar
Janë bërë dhé e janë mbuluar me bar!
Çdo shqiptar duhet sot ta di
Veçanërisht nxënës, studentë e të rinj
Baca Azem na porositë:
”Se historia mundet me u përseritë!”
E t’mos harrojmë historinë e t’parëve,
Se na mallkon gjaku i të vrarëve,
Na namin ata që u ka humb rinia
Nuk na e falë neve - h i s t o r i a!
Ty të lumtë, o Azem Hajdini!
Të kesh shëndet e t’u shtoftë durimi.
Se ia zbardhe fytyrën krejt shqiptarisë
Do të kemi në faqet e historisë!
(vazhdon)


Në vijim do të lexoni: “Vepra e mirë” (III)

Suedi, 13.05. 2006
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) Empty Ismet M. Hasani: Masakra E Tivarit (III)

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 1:08 pm

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) U1_IsmetHasani
Me rastin e 64-vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30,31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë dhe u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë

”VEPRA E MIRË” – POEMË (III)
Nga Ismet M. Hasani

Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006, i cili, në moshën 86 vjeçare, jeton në Prishtinë.
Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të kësaj Masakre - z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë.
(autori)

VEPRA E MIRË

Duhet ruajtur traditën e t’parëve,
Të mos harrojmë historinë e shqiptarëve.
Na e ka lënë për obligim jeta:
Njeriu jeton për të krijuar vepra.
Ai që e di çka është drejtësia
Kurrë nuk bën vepra të këqia,
Por gjithnjë vepra t’mira bën
Rrugën e drejtë kurrë s’e lën.
Vepër është fjala, vepër është këshilla,
Duhet përmendur veprat e mira.
Dhe do të shënoj në këtë letër,
Për një njeri që ka lënë vepër.
Kjo është vepër e një dëshmitari,
që është vetë një bir shqiptari,
ka shpëtuar i gjallë nga Tivari
për masakrën ka shkrua i pari.
E kam fjalën për një djalë – trimi,
E quajnë me emër - Azem Hajdini,
Është i njohtur si Azem Xani
për vepër t’mirë larg i ka shkua zani!
Nuk e ka treguar veprën e vet,
e ka mbajtur fshehtë për shumë vjet.
Nuk ka guxua prej atij regjimi
do të akuzohej për vepër krimi!
Por muar guximin ky djalë shqiptari,
besa e mori rolin e një shkrimtari.
E ndriçoi tragjedinë në Tivar,
Që ka ngjarë 61 vjet më parë (1945)
Ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë!
Shkruan Azemi të vërtetën
dhe aspak nuk e lakon të drejtën.
Që para 61 vjetëve ka ndodhë në Tivar
Masakra më e madhe mbi shqiptarë.
Duke kuptuar veprën e tij
që do të hyjë në histori,
çka i ka ndodhur edhe Azemit vetë
kur ia pasur vetëm 22 vjet.
Në atë kohë krerët e Serbisë,
Të Malit të zi e t’Maqedonisë
E përgatitën të zezën për shqiptarë
Me jua humbë fijen, me i vra në Tivar.
Kur i kanë mbledhë këta të rinj
Ka dalë numri mbi katërmijë,
Të gjithë n’Tivar i kanë çua
me t’vetmin qëllim - me i masakrua!
Pra, me urdhërin e Serbisë,
T’Malit të Zi e t’Maqedonisë
U zhduk një brez i shqiptarisë
Kur ishin në lulën e rinisë...!
Baca Azem për tragjedi tregoi
E ka të shkruar dhe na njohtoi,
Na e sqaroi krejt atë ndodhi
Tash do të hyjë në histori...
Baca Azem sa mirë po flet
Tragjedinë e tregoi drejt
Që e ka mbajtë fshehtë për shumë vjet
Atëherë njëzetedy vjeç ka qenë vetë!
Flet baca Azem me krenari
Tash i ka plot tetëdhjetëedy
Është e kthjellët mendja e tij
E përkujton qartë atë tragjedi.
Baca Azem e kreu detyrën
Ia la popullit veprën më të mirën
Kanë kaluar vite shumë të gjata,
Tash të studiohet nëpër gjenerata.
Si Azemin tash i kemi t’rrallë
Që kanë qenë pjesëmarrës në Tivar
U ka ndihmuar Zoti, kanë shpëtuar gjallë
Krenohemi me ta, si d ë s h m i t a r ë.
Për bacën Azem edhe një dëshirë
Që ta ketë shëndetin e mirë,
Të na jetojë edhe shumë vjet
Ia la nderin vetes dhe shokëve t’vet!
Baca Azem e kreu rrëfimin,
Me krejt këtë e arriti qëllimin,
në pleqëri të thellë e dha provimin
historisë i shtoi ndriçimin.
Ka merita për shumë shpërblime,
Shumë MIRËNJOHJE e FALËNDERIME.
Që në moshën e thellë të pleqërisë
Të hyjë në faqet e historisë!
Si autor, kam edhe këtë mendim,
T’i shërbejë poemës si përfundim:
E përdora diturinë dhe mendjen,
E përpunova me shumë kujdes temën,
E shfrytëzova lapsin e penën,
Për me thurë sa më mirë poemën.
U përpoqa, si me dëtyrim,
Ndaj Bacës Azem – një obligim,
U mundova ta gjejë mënyrën,
Bacës Azem mos me ia harrua t’mirën.
Baca Azem e kreu dëtyrën,
Ia la popullit Veprën më të mirën
Vetes dhe shokëve ua zbardhi fytyrën.
Të falemnderit, o Azem Xani,
dëshiroj që larg të ndihet zani,
i dëshmove botës mbarë,
e ndriçove Masakrën në Tivar,
që ka ngjarë 61 vjet më parë,
ku janë vra mbi katërmijë shqiptarë,
Shqiptarisë ia ndriçove historinë,
Mbete i pavdekshëm për brezat që vijnë[/size]
F u n d
Suedi, 13. 05. 2006
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I) Empty Re: Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi