Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Referendum për bisedimet(Video)

Shko poshtë

Mustafa: Referendum për bisedimet(Video) Empty Mustafa: Referendum për bisedimet(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 29, 2012 11:32 pm

Mustafa: Referendum për bisedimet(Video)


Mustafa: Referendum për bisedimet(Video) Largea_mustafa-prishtine-29shta1348948957
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kërkon që qytetarët të japin verdiktin e tyre nëse duan ose jo bisedime politike me Serbinë.

Kjo do të realizohej sipas Mustafës përmes referendumit, ku qytetarët do të shpreheshin në lidhje me këtë proçes, pasi nuk mjafton më vetëm pajtueshmëria e Kuvendit ose e partive politike.

“Përgjigjja, në qoftë se hyhet në bisedime të reja, duhet të merret përmes referendumit, sepse nuk shoh më asnjë arsye që të rihapen bisedimet me një shtet, me të cilin ne i kemi mbyllur bisedimet dhe që të shtrohet çështja e rregullimit të Kosovës në qoftë se ajo është zgjidhur një herë”, ka deklaruar Mustafa.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë thotë se problemi më i madh tani për tani është se askush nuk po tregon se çfarë do të bisedohet me Serbinë, përveç dëgjimit të disa deklaratave që thonë se bisedimet do të shkaktojnë vendime të rënda si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Prandaj, sipas tij, LDK nuk e sheh të arsyeshme që të bëhet pjesë e këtyre bisedimeve.

“Problemi tani për tani është se askush nuk po tregon se çfarë do të bisedohet. Ndërkaq kemi deklarata shumë të renda se bisedimet do të shkaktojnë vendime të rënda edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Unë nuk jam ithtar i asaj që LDK do të jetë pjesë e atyre vendimeve të rënda, sepse vendimet e rënda ne i kemi marrë në Vjenë me rastin e aprovimit të pakos së Ahtisarit, që ka qenë shumë e dhimbshme për arsye se kemi një situatë e cila duket qartë se nuk po funksionon mirë”, ka theksuar Mustafa.

Gjatë së shtunës, Mustafa ka ripërseritur se është në favor që të bisedohet me Serbinë vetëm si “një shtet me shtetin tjetër”, për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e politike.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi