Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Shko poshtë

Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës Empty Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 29, 2012 11:45 pm

Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës 49979_100000644547971_309468386_n

Jusuf Buxhovi:Dokumente historike

Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës 483042_477114152320065_1617670315_n

Proces verbal

Nga mbledhja e Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajtur më 23 dhjetor 1989 në lokalet e ndërtesës së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë.
Mbledhjen e Kuvendit në emër të Këshillit inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e hapi dr. Zenel Kelmendi, i cili pasi në fillim foli për rëndësinë e kësaj lidhjje propozoi kryesinë e punës prej anëtarëve: Jusuf Buxhovit, Zenel Kelmendit dhe Ali Aliut si dhe procesmbajtësin - Hysen
Matoshi, propozoi edhe rendin e ditës:
1) Paraqitja e Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimi i tij,
2)Paraqitja e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimi i ti si dhe
3) Zgjedhja e udhëheqësisë së Lidhjes Demokatike të Kosovës.
Si kryesia e punës, ashtu edhe rendi i ditës u aprovuan njëzërit me aklamacion dhe duartrokitje.

1) Duke kaluar në pikën e parë kryesuesi Zenel Kelmendi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili paraqiti Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mirëprit dhe me duartrokitje frenetike dhe njëzërit u aprovua me aklamacion.

2) Edhe për pikën e dytë kryesuesi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili po ashtu paraqiti Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua nga të pranishmit.
Pastaj Zenel Kelmendi duke kaluar në pikën e tretë ia dha fjalën anëtarit të këshilit inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqit, i cili propozoi që kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të zgjidhet dr. Ibrahim Rugova, propozim ky që me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u pranua njëzërit. Për sekretar të propozoi Jusuf Buxhovin, propozim ky që po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzërit. Anëtarë të udhëheqësisë me aklamacion dhe duartrokitje u propozuan dhe u zgjodhën njëzërit: Bujar Bukoshi, Nekibe Kelemendi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Mehmet Kraja.
Pastaj fjalën e mori kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili u falemendërua për besimin e dhënë si dhe foli shkurt për synimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emër të UJD-it për Kosovën kuvendin e përshëndeti kryetari Veton Surroi, ndërsa në emër të Këshillit për të Dretjat e Njeriut të Kosovës përshëndeti dr. Zekeria Cana.
Me kaq përfundoi punimet Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Procesmbajtësi: Hysen Matoshi


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës:
dr. Ibrahim Rugova


Jusuf Buxhovi:Dokumente historike-Procesverbali origjinal nga kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës 542562_457572280940919_764175231_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi